☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.33 ▼1.41%
ARI 4,045 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,131 ▼ -1.33% ETH $2,317 ▼ -2.08% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.1600 ▼ -2.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.33 ▼1.41 % ARI 4,045 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Oda Amerikane kërkon heqjen e masave për importet nga Serbia

Sipas OEAK-ut, ky vendim ka bërë që importet nga kompanitë në pronësi amerikane të bien për më shumë se 39 për qind, krahasuar me vitin paraprak, duke shtuar se importet e lidhura me kompanitë amerikane po pakësohen “me një rritëm alarmues”.

“Ndalimi, i cili synon Serbinë dhe produktet e importuara nga ky shtet, në fakt ndikon në masë të madhe në kompanitë ndërkombëtare. Shumë prej këtyre bizneseve janë në pronësi të kompanive nga shtetet partnere, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë qenë shtylla kyçe në mbështetjen e trajektores së rritjes së Kosovës”, u tha në një njoftim për media të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Doganat e Kosovës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kanë rënë importet nga Serbia. Sipas të dhënave, në qershor dhe korrik të këtij viti, vlera e importeve serbe ishte afër 20 milionë euro, apo mbi 50 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Radio Evropa e Lirë raportoi më 2 shtator se importet nga Serbia po zëvendësohen me mallra nga shtetet e tjera, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

OEAK tha se dhe në të kaluarën ka kundërshtuar barrierat tregtare nga Kosova për importet e shteteve fqinje. “Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë parakusht kryesor për integrimin euroatlantik të Kosovës. Masat aktuale, për fat të keq, janë në kundërshtim me thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje për marrëdhënie harmonike rajonale. Prandaj, Oda Amerikane thekson se normalizimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapërcen interesat bilaterale. Është një strategji thelbësore për çimentimin e stabilitetit rajonal dhe për të çuar përpara ambiciet e integrimit evropian”, u tha në njoftim.

Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra nga vendet e ndryshme të botës në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton vlerën e më pak se 1 miliard eurove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.