☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.12%
DOW 52,468 ▲0.17%
NASDAQ 26,465 ▼0.05%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,581 ▲ +0.39% ETH $2,333 ▲ +0.11% XRP $1.3119 ▼ -0.42% SOL $100.9200 ▲ +0.38%
S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Parlamenti miraton dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse përkrah Shteteve të Bashkuara

Kjo është hera e parë që Forca e Sigurisë së Kosovës do të marr pjesë në një mision ndërkombëtar me Gardën Kombëtare të Ajovas, siç thuhet “në mbështetje të qëndrueshmërisë rajonale dhe operacioneve paqeruajtëse në rajonin e Komandës Qendrore Amerikane”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se kjo është ditë historike për vendin.

“Përparimi i vazhdueshëm në aspektin operacional dhe profesional i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimi jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve tanë ka bërë që FSK-ja ta fitoj besimin e partnerit tonë strategjikë kryesorin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë krahë të forcave paqeruajtëse amerikane në misione ndërkombëtare paqeruajtëse. Kjo mundësi që na jepet konfirmon besimin e partnerëve tanë strategjikë për rolin e Kosovës jo vetëm në sigurinë rajonale por edhe në sigurinë ndërkombëtare”, tha kryeministri në detyrë Hoti.

Zoti Hoti tha se me këtë vendim hidhet gurëthemeli i radhës i integrimit euro-atlantik të Kosovës.

“Vendimi i qeverisë së Kosovës për të dërguar FSK-në në misione paqeruajtëse jashtë vendit tregon se Kosova mbetet e përkushtuar që të rris bashkëpunimin me SHBA-të dhe vendet tjera aleate. Këtë mision duhet ta konceptojmë jo vetëm si detyrë në kuadër të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, por si një konfirmim drejt rrugëtimit tonë euro-atlantik”, tha ai.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se ky është një zhvillim shumë i veçantë për Kosovën e cila radhitet në krah të partnerëve strategjik.

“Njëkohësisht është një reflektim që të shohim prapa dhe të shprehim falënderimin dhe mirënjohjen shumë të lartë për mbështetjen a pakursyer për të gjithë partnerët tanë të cilët arritën në Kosovë 20 vjet përpara me të njëjtin mision, për të vendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë. SHBA-të mbesin partneri ynë kryesor që në vazhdimësi kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Partneriteti ynë strategjik dhe mbështetja e vazhdueshme nga shteti i Ajoves është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së prandaj mundësia për të kontribuar në kuadër të Gardës Kombëtare të Ajovës është njëkohësisht një mundësi dhe detyrim për të dhënë kontributin tonë në misionin e përbashkët për paqen dhe sigurinë botërore”, tha zoti Quni.

Vendimi u mbështet edhe nga partitë opozitare të cilat ndërkaq kritikuan qeverinë për zvarritje të këtij procesi.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës.

Autoritetet thonë se krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 4 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.