🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 83.34 ▼0.41%
ARI 3,601 ▲1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,963 ▲ +3.49% ETH $1,706 ▲ +4% XRP $0.9540 ▲ +4.32% SOL $71.2200 ▲ +5.5%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.34 ▼0.41 % ARI 3,601 ▲1.02 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.34 ▼0.41 % ARI 3,601 ▲1.02 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski pas takimit me liderët evropianë: Presim më shumë fonde për reformat

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që paketa e fondeve për Agjendën e Reformave të rritet me 10 për qind krahasuar me shumën aktuale prej 750 milionë eurosh, pas takimit të punës me Antonio Costan, Ursula von der Leyen dhe Marta Kosin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pret që paketa e fondeve për Agjendën e Reformave të rritet me 10 për qind krahasuar me shumën aktuale prej 750 milionë eurosh. Siç njofton Alsat, këtë pritje kryeministri e bëri të ditur në një postim në Facebook, pas takimit të punës me liderët evropianë.

Në takim, Mickoski u takua me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Sipas tij, bisedimet u përqendruan te zgjerimi i Bashkimit Evropian, Plani i Rritjes dhe zbatimi i Agjendës së Reformave.

Gjatë takimit u diskutua edhe për reformat e realizuara deri më tani dhe përfitimet e tyre, si dhe për mundësinë e rritjes së paketës financiare në mbështetje të tyre.

Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë realizimin e projekteve të parapara në Agjendën e Reformave dhe shprehu pritjen që vendi të jetë sërish ndër më të suksesshmit në zbatimin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.