🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,180 ▼0.3%
DOW 50,297 ▲0.56%
NASDAQ 23,515 ▼0.92%
NAFTA 83.76 ▲2.08%
ARI 3,574 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,734 ▼ -0.34% ETH $1,681 ▲ +0.04% XRP $0.9295 ▲ +0.88% SOL $69.8400 ▲ +0.61%
S&P 500 7,180 ▼0.3 % DOW 50,297 ▲0.56 % NASDAQ 23,515 ▼0.92 % NAFTA 83.76 ▲2.08 % ARI 3,574 ▼0.49 % S&P 500 7,180 ▼0.3 % DOW 50,297 ▲0.56 % NASDAQ 23,515 ▼0.92 % NAFTA 83.76 ▲2.08 % ARI 3,574 ▼0.49 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Vetëm 27 sinjalizues në Maqedoni, mungesa e mbrojtjes frenon denoncimin e korrupsionit

Në Maqedoninë e Veriut ka vetëm 27 sinjalizues dhe pak më shumë se 30 denoncime gjatë vitit 2025, ndërsa Transparency International ankohet se Ministria e Drejtësisë nuk i ka avancuar ndryshimet ligjore të përgatitura që në vitin 2023 për mbrojtjen e tyre.

Denoncimi i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut vazhdon të shoqërohet me pasiguri dhe frikë nga pasojat. Siç njofton Alsat, nga Transparency International kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për mungesën e mbrojtjes efektive për personat që denoncojnë korrupsionin, të cilët në sistemin juridik njihen si sinjalizues apo informatorë.

Kryetari i kësaj organizate, Bllagoja Pandovski, ankohet se Ministria e Drejtësisë nuk i ka avancuar ndryshimet ligjore të cilat ishin përgatitur që në vitin 2023 dhe të cilat do të rrisnin sigurinë e informatorëve. “Miratimi i këtij ligji do ta përmirësojë rolin e tyre. Jemi dëshmitarë se vitet e fundit, numër i madh i informatorëve, të cilët edhe ashtu janë shumë pak dhe nuk kanë guxim të denoncojnë vepra penale dhe korrupsion, kanë trajtim jo të mirë në shoqëri, nuk u jepet ndihmë dhe kanë pasoja prej atyre që i kanë denoncuar. Numri i informatorëve është shumë i vogël, pasi institucionet nuk ofrojnë siguri”, deklaroi Pandovski.

Nga Ministria e Drejtësisë informuan se propozimligji për raportimin e mbrojtur dhe mbrojtjen e sinjalizuesve ende është në procedurë qeveritare dhe, sapo të jetë gati, do të dërgohet për mendim në Komisionin Evropian. “Aktualisht po bëhet harmonizimi i tekstit të ligjit me mendimet e marra nga të gjitha institucionet relevante. Ligji është përkthyer dhe po përgatitet tabela e përputhshmërisë për t’ia dërguar Komisionit Evropian për mendim. Ky ligj nuk është pjesë e Agjendës së Reformave, por buron nga rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Udhërrëfyesi për Sundimin e Ligjit”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, në Maqedoni ka vetëm 27 informatorë, ndërsa gjatë vitit 2025 ka pasur diçka më shumë se 30 denoncime. Për Transparency International, ky numër tregon mosbesimin e tyre ndaj institucioneve, pasi pas denoncimeve ata shpesh përballen me pasoja dhe kërcënime. Transparency International, në bashkëpunim me organizatën Expertise France, organizoi trajnim për të punësuarit në institucionet të cilët pranojnë denoncimet nga informatorët, ku temë diskutimi ishte mënyra se si të mos dalin në sipërfaqe të dhënat e informatorëve dhe rëndësia e veprimeve të shpejta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.