☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,561 ▼0.76%
DOW 46,288 ▼0.82%
NASDAQ 21,774 ▼1.01%
NAFTA 115.33 ▲2.6%
ARI 4,687 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,411 ▼ -1.87% ETH $2,086 ▼ -2.63% XRP $1.3024 ▼ -2.73% SOL $79.9400 ▼ -2.19%
S&P 500 6,561 ▼0.76 % DOW 46,288 ▼0.82 % NASDAQ 21,774 ▼1.01 % NAFTA 115.33 ▲2.6 % ARI 4,687 ▲0.04 % S&P 500 6,561 ▼0.76 % DOW 46,288 ▼0.82 % NASDAQ 21,774 ▼1.01 % NAFTA 115.33 ▲2.6 % ARI 4,687 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

KPK konfirmon në detyrë kandidaten për anëtare të Kushtetueses, Elsa Toska

 Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe kandidate për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, kaloi vettingun duke u konfirmuar sot në detyrë.

Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska u vlerësua për profesionalizmin gjatë seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas një hetimi të dokumentacionit të saj ka vlerësuar se Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska plotëson tri kritere e vlerësimit atë të ligjshmërisë, të pasurisë dhe kriteret etiko-profesional.

Trupa gjykuese kryesohej prej Valbona Sanxhaktarit, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtar Lulëzim Hamitaj, shpallën vendimit e konfirmimit në detyrë të këshilltares Kushtetuese, Elsa Toska.

Elsa Toska ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ.

Po ashtu, Toska e ka filluar karrierën si ndihmës komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punon si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar një seancë dëgjimore me 8 shkurt 2018, me subjektin e rivlerësimit Elsa Toska, të cilën sot e konfirmon në detyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.