Politika

KQZ akrediton sot vëzhguesit e OSBE/ODIHR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të miratojë të hënën akreditimin e 31 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri.

Ekipi vëzhgues, që kryesohet nga ekspertja britanike Audrey Glover, nisi zyrtarisht misionin në Tiranë më 15 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 12-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013.

Në nisje të punës, shefja e misionit tha se ekipi vëzhgues i drejtuar prej saj do të ndjekë të gjithë procesin zgjedhor, përfshirë mbulimin dhe pasqyrimin e tij në media.
Gjithashtu, Glover theksoi se vlerësimet e misionit do të jenë tërësisht teknike, ndërsa raporti përfundimtar do të dalë 8 javë pas mbajtjes së procesit zgjedhor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button