🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.88 ▼0.86%
ARI 4,025 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,005 ▲ +0.14% ETH $2,319 ▼ -0.01% XRP $1.3000 ▲ +0.39% SOL $100.5300 ▼ -0.76%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.88 ▼0.86 % ARI 4,025 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Hidrokarburet: Revokohet liçenca për 23 kompani të tregtimit me shumicë

NafteMinistria e Energjisë dhe Industrisë e ka përmbyllur fazën e parë të kontrolleve dhe verifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumicë të lëndëve hidrokarbureve. Ministri Gjiknuri ka firmosur kërkesën për revokimin e licencës së 23 kompanive të tregtimit me shumicë, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike. Shkresa e Ministrit i është dërguar Qendrës Kombëtare të Licencimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Ministria e Energjisë do të vazhdojë kontrollet e të gjitha subjekteve që nga prodhimi, përpunimi, transportimi dhe tregtimi i hidrokarbureve nga pikat e shumicës dhe pakicës. Pëmes ndryshimeve në ligj, të kryera vitin e kaluar, është bërë e mundur tanimë ndërhyrja edhe tek impiantet e përpunimit. Sipas detyrimit ligjor, sot asnjë impiant nuk mund të përpunojë naftë bruto pasi këtë mund ta bëjë vetëm një rafineri. Të gjithë impiantet duhet të plotësojnë kërkesat ligjore teknike për tu licencuar për përpunimin e nënprodukteve të naftës. Ndërkaq, Ministria e Energjisë dhe Industrisë po harton ndryshime të reja ligjore që synojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore për rastet e abuzimeve me standardin e cilësisë së lëndëve hidrokarbure.

Masa e revokimit  të licencës së tregtimit me shumicë të karburanteve jepet për shoqëritë e listuara më poshtë:

  1. “Joni MD” sh.a.
  2. “Halilaj Hollding Group” sh.a.
  3. “Duçellari 2010” sh.a.
  4. “Ina Petrol” sh.a.
  5. “Al Prima” sh.a.
  6. “Gentjan 2011” sh.a.
  7. “Alfa Omega Enterprise” sh.a.
  8. “New Petrol” sh.a.
  9. “Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.
  10. “Dizayn Gaz” sh.a.
  11. “Niti Petrol Company” sh.a.
  12. “Gramozi Oil Compani” sh.a.
  13. “Albania Oil Compani 2011” sh.a.
  14. “Petroleum 2011- Company” sh.a.
  15. “Lloga Oil Company” sh.a.
  16. “Poëer Sprint Oil” sh.a.
  17. “Sheng Oil” sh.a.
  18. “Eurostandard Oil” sh.a.
  19. “Evo Power” sh.a.
  20. “Dion Petroleum” sh.a.
  21. “Tangra Group” sh.a.
  22. “East Mediterranean” sh.a.
  23. “Kalaja” sh.a

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.