Politika

KQZ, e shqetësuar për vonesat në ngritjen e KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ripërsëritur sot shqetësimin për vonesat në ngritjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.

14286604911428569643KQZ---MBULIMZëdhënësja e KQZ-së apeloi ndaj njësive të qeverisjes vendore për të dërguar pranë këtij institucioni propozimet e tyre për krijimin e KZAZ-ve. Duke rikujtuar afatin e fundit për konstituimin e KZAZ-ve që është 14 prilli, zëdhënësja tha se, deri tani vetëm 41 bashki kanë sjellë propozimet e tyre, ndërsa ende nuk ka seli të përcaktuara për 37 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Disa ditë më parë, edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehu shqetësimin për vonesat e theksuara për konstituimin e KZAZ-ve, që sipas tij, “janë dhe një mundësi potenciale për cenimin e garancive të zgjedhësve për një proces të drejtë e të rregullt zgjedhor”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button