Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.27 ▼1.32%
ARI 4,957 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,983 ▲ +0.08% ETH $2,316 ▼ -0.58% XRP $1.5119 ▼ -0.05% SOL $93.9700 ▲ +0.3%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.27 ▼1.32 % ARI 4,957 ▼1.02 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.27 ▼1.32 % ARI 4,957 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

KQZ jep alarmin dy ditë para zgjedhjeve: Procesi është në rrezik

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bën sërish thirrje partive politike të dorëzojnë në mënyrë urgjente propozimet për komisionerë, pasi koha nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 qershorit është e limitur.

KQZ apelon partitë që të dorëzojnë urgjentisht listat emërore pasi 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur ende listat me komisionerët.

Deklarata e plotë:

Në zbatim të nenin 100 të Kodit Zgjedhor, nesër, ditën e shtunë, fillon shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt Qendrave të Votimit, procesi i cili duhet të përmbyllet 15 orë para hapjes së votimit.

Ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet për komisionerët e qendrave të votimit.

Edhe pse jemi në limitet e fundit kohore për të bërë emërimet e komisionerëve të qendrave të votimit, nga informacioni i përditësuar rezulton se 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht:

1- Qarku Shkodër, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 2 – PS, PD, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 3 – PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 4 – PD,PS nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 5 – PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

2- Qarku Lezhë, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 12 dhe KZAZ 13 – PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

2- Qarku Elbasan, KZAZ të cilat ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve.

KZAZ 47-48-50 – PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 49 – PD nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

3- Qarku Durrës, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 21- PD, LSI, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

KZAZ 22, KZAZ 23, KZAZ 24 – PR nuk ka dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

4- Qarku Fier, nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 56 – PD, PR, nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

5- Qarku Korçë, ende nuk kanë emëruar anëtarët e KQV-ve;

KZAZ 67 – PD, PS, PR nuk kanë dorëzuar listën emërore me dokumentacionin shoqërues për komisionerët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengëse për administrimin e procesit zgjedhor, dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionerëte QV-ve me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve të sipërcituara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.