Kosova

Krasniqi: Gjykata Speciale nuk do na i zgjidh problemet tona

Ish–kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, shkruan gjerë e gjatë për krijimin e Gjykatës Speciale, dhe rreth dëmeve që mund të sjellë kjo gjykatë.

Krasniqi thotë se Gjykata Speciale nuk do t’i zgjidh problemet e brendshme të Kosovës, por do të dëmtojë sovranitetin e vendit.

“A thua shoqëria jonë, duke mos qenë e gatshme t’i zgjidhë problemet e veta, apo një pjesë e ‘ndërgjegjshme’ apo ‘kuturisëse’, gjithë shpresën për zgjidhjen e një Nyje Gordiane të Re, e ka mbështetur në krijimin e asaj që po lakohet aq shpesh gjithandej e që sa kohë: Gjykata Speciale! Duke pritur, kësisoj, që të tjerët të na i zgjidhin problemet tona (sundimin e rendit e të ligjit), a thua po tregohemi të gatshëm të heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit?! Unë, thjesht, nuk besoj që Gjykata Speciale do të na i zgjidhë problemet tona të brendshme. A do të na e bënë Gjykata Speciale, shtetin e së drejtës, shtetin e zhvillimit ekonomik apo shtetin e mirëqenies, shtetin e dijes dhe shtetin e drejtësisë sociale? Mos po presim shumë nga të tjerët e pak nga vetja jonë”, shprehet ndër të tjera, Krasniqi?.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button