Bota

Kremlini: Nuk ka për momentin një qëndrim zyrtar për sanksionet amerikane

Kremlini njoftoi sot se nuk dëshiron të japë një gjykim për momentin rreth projekt-ligjit në lidhje me sanksione të reja kundër Rusisë, i miratuar nga Kongresi amerikan.

“Meqënëse bëhet fjalë për një projekt-ligj, nuk do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë për momentin kësaj iniciative”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. “Mbetemi në pritje që ky projekt-ligj të bëhet ligj”, shtoi ai.

I votuar të martën pothuajse unanimisht nga ana e Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan, projekt-ligji duhet ende të miratohet nga ana e Senatit, përfshirë sanksione jo vetëm kundër Rusisë por gjithashtu kundër Iranit dhe Koresë së Veriut.

Nëse ligji do të miratohet nga ana e Senatit amerikan, kreu i shtetit, Putin do të marrë një vendim në lidhje me një kundërpërgjigje të mundshme nga pala ruse”, saktësoi Peskov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button