☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.72 ▲0.39%
ARI 4,445 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,488 ▲ +0.66% ETH $1,898 ▲ +0.91% XRP $0.9987 ▼ -0.2% SOL $75.3500 ▼ -0.01%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.72 ▲0.39 % ARI 4,445 ▲0.16 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.72 ▲0.39 % ARI 4,445 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Kremtohet 25-vjetori i partneritetit midis Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura Shqiptare. Nufi: Krenarë për marrëdhënien strategjike me SHBA

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, morën pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit.

Në ceremoni ishin të pranishëm autoritete të larta, mes tyre znj. Mikie Sherrill, Guvernatore e Shtetit të Nju Xhersit, Gjeneral Brigade e Forcave Ajrore të SHBA-së, Yvonne L. Mays, njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake, si dhe përfaqësues të tjerë ushtarakë dhe civilë.

Gjatë 25 viteve të këtij partneriteti të ngushtë, Garda Kombëtare e Nju Xhersit ka dhënë një kontribut të çmuar në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në forcimin e kapaciteteve ushtarake.

Në fjalën e mbajtur në ceremoni, Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi theksoi se Shqipëria është krenare për marrëdhënien e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një aleancë e veçantë që ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të vendit.

“Sado gjatë të flas, nuk do të mund ta përshkruaj plotësisht historinë e miqësisë dhe bashkëpunimit tonë, as të shpreh në mënyrë të mjaftueshme mirënjohjen që burrat dhe gratë me uniformë të vendit tim ndjejnë ndaj jush. Besoj fort se kjo miqësi dhe ky partneritet të vazhdojnë ndër breza, duke shërbyer si model dhe shembull për të tjerët”, u shpreh Ministri Nufi.

Më tej, Nufi vlerësoi kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në procesin e transformimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fusha kyçe, ku në qendër të bashkëpunimit qëndron forcimi i sigurisë euroatlantike.

“Së bashku kemi ndërtuar kapacitete të qëndrueshme dhe konkrete. Kemi investuar në zhvillimin e Trupës së Nënoficerëve, e cila sot përbën një nga shtyllat më të forta të Forcave tona të Armatosura. Kemi mbështetur edukimin dhe zhvillimin profesional të brezave të rinj të oficerëve, kemi bashkëpunuar në mjekësinë ushtarake dhe në menaxhimin e emergjencave civile, si dhe kemi ndarë përvoja të vlefshme në misione ndërkombëtare, përfshirë Afganistanin”, u shpreh Ministri Nufi.

Për 25 vite me radhë, Garda Kombëtare e Nju Xhersit dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë zhvilluar vetëm stërvitje të përbashkëta, por kanë qenë edhe dëshmitare të një bashkëpunimi të suksesshëm të ndërtuar mbi punën e vazhdueshme e të palodhur, përkushtimin, dhe vlerat e përbashkëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.