Kronika

Kreu i policisë Haki Çako në Pekin për Asamblenë e Interpol

Bashkimi i institucioneve policore për një botë më të sigurtë ka qënë qëllimi i Asamblesë së Përgjithshme të 86-të të Interpol të mbajtur në Pekin të Kinës, ku ka marrë pjesë kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Krahas tematikave proceduriale lidhur me funksionimin e Interpol, dhe reagimit ndaj rreziqeve aktuale në botë, si terrorizmi apo kibernetika, u diskutua dhe mbi kërkimin shkencor përsa i përket instrumenteve të reja teknike që mund të përdoren nga Interpoli, mbi strategjinë globale të Interpolit në lidhje me trajnimet, krijimin e një qendre për studimet strategjike të Interpolit si dhe mbi çështje dhe tematika të ndryshme.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Çako zhvilloi edhe një sërë takimesh bilaterale me kryetarët e delegacioneve të ndryshme, pjesëmarrëse në Asamblenë e Interpolit.
Në këto takime u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis strukturave të Policisë së Shtetit, atyre të Interpolit si dhe strukturave të tjera policore të vendeve partnere, mbi çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si dhe atyre që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button