Kosova

Mustafa: Aty ku përfshihen gratë ka më shumë zhvillim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se janë bërë hapa të rëndësishëm në çështjen e barazisë gjinore në aspektin e ligjeve, por sipas tij janë duke ngecur në implementimin e tyre.

Këto ai i ka thënë gjatë takimit të nivelit të lartë rreth procesit të integrimit evropian dhe barazisë gjinore, duke shtuar po ashtu se pa gratë dhe vajzat nuk mund të ecet përpara në asgjë, jo vetëm nga fakti që gjysmën e popullsisë sot e përbën gjinia femërore, por që sipas tij aty ku ato janë të përfshira ka më shumë zhvillime në të gjitha aspektet, njofton Klan Kosova.

Kryeministri po ashtu u zotua se do të mbeten të përkushtuar për pjesëmarrje të prezencës më të madhe të grave në institucionet e Kosovës dhe se do të mundohen që të ndikojnë në rritjen e numrit të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button