☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,015 ▲ +0.49% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2509 ▼ -0.23% SOL $94.7100 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Kryeministri Edi Rama bëri me dije krijimin e “Flamingo Mirror”, një komponent i nismës “Pasqyrë Albania”, që sipas tij do t’u mundësojë qytetarëve akses të drejtpërdrejtë në dokumente dhe informacione lidhur me çështje të caktuara publike.

Rama tha se tema e Sazanit dhe Nartë-Pishë Poros do të jetë ndër çështjet e para që do të pasqyrohen në këtë platformë.

“Shfaqja e parë e pasqyrës që do jetë e disponueshme për të gjithë do jetë një komponent, Flamingo Mirror, Pasqyra e Flamingos, ku do ekspozohen nga A-ja te ZH-ja… ku tema e Sazanit dhe e Nartë-Pishë Poros, do të jetë e gjitha e ekspozuar me dokumentet përkatës, me të dhënat e procesverbaleve, me statusin e negociatave, referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura si problem, dhe ajo do të pasurohet hap pas hapi me projektin, studimin mjedisor, me gjithçka. Cilido qoftë, në shqip apo anglisht, mund të futet aty dhe të gjejë gjithçka që lidhet me temën. Flamino Mirror është pasqyrë aktive, që do të thotë është aty e gjallë për t’u përgjigjur pyetjeve. Nëse ka diçka që nuk gjendet aty, Flamino Mirror ose do ta plotësojë ose do japë përgjigje përse nuk gjendet aty”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se: “Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit në pasqyrë duhet të përballet me sfidën për të përmirësuar pamjen e vet, jo pasqyrën”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.