Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 31 July 2026
S&P 500 7,440 ▲0.03%
DOW 52,281 ▲0.14%
NASDAQ 25,168 ▲0.18%
NAFTA 85.90 ▲2.76%
ARI 4,104 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,578 ▼ -3.31% ETH $1,857 ▼ -3.15% XRP $1.0625 ▼ -2.43% SOL $72.9100 ▼ -2.37%
S&P 500 7,440 ▲0.03 % DOW 52,281 ▲0.14 % NASDAQ 25,168 ▲0.18 % NAFTA 85.90 ▲2.76 % ARI 4,104 ▼1.36 % S&P 500 7,440 ▲0.03 % DOW 52,281 ▲0.14 % NASDAQ 25,168 ▲0.18 % NAFTA 85.90 ▲2.76 % ARI 4,104 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Sporti

Kristian Prenga “trondit” botën e boksit: Duel historik ndaj Anthony Joshua më 25 korrik në Arabinë Saudite

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndezur entuziazmin e sportdashësve shqiptarë, pasi ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një nga përballjet më të mëdha në historinë e sportit shqiptar. Më 25 korrik, në Riad të Arabisë Saudite, Prenga do të ngjitet në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, në një duel që pritet […]

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka ndezur entuziazmin e sportdashësve shqiptarë, pasi ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një nga përballjet më të mëdha në historinë e sportit shqiptar. Më 25 korrik, në Riad të Arabisë Saudite, Prenga do të ngjitet në ring për t’u përballur me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së boksit.

Kjo sfidë konsiderohet si një moment historik jo vetëm për karrierën e Kristian Prengës, por edhe për sportin shqiptar . Vetë boksieri shqiptar është shprehur i bindur se kjo do të jetë nata që do të ndryshojë gjithçka.

“Anthony Joshua është një boksier i madh, por ka bërë një gabim të madh duke më zgjedhur mua si kundërshtar. Kjo është ndeshja që ndryshon gjithçka për mua dhe për të,” – është shprehur Prenga.

Pavarësisht emrit të madh që ka përballë, Prenga thekson se nuk ndihet aspak i nënvlerësuar. Përkundrazi, ai e sheh këtë situatë si një avantazh

“E di që kanë plane të mëdha pas kësaj ndeshjeje, e di që po më anashkalojnë dhe kjo më pëlqen. Do t’ua prish planet dhe do të trondis botën në korrik në Arabinë Saudite,” – deklaroi ai.

Kristian Prenga vjen në këtë duel me një rekord mbresëlënës prej 20 fitoresh dhe vetëm 1 humbje, ndërsa të gjitha fitoret i ka arritur me Knockout, një statistikë që e vendos mes goditësve më të frikshëm të peshave të rënda.

Përballja ndaj Anthony Joshua do të jetë testi më i madh i karrierës për boksierin shqiptar, por edhe një mundësi e artë për të hyrë në historinë e sportit botëror. Nëse arrin të surprizojë britanikun, Prenga jo vetëm që do të realizojë ëndrrën e tij, por do të shkruajë një kapitull të ri për sportin shqiptar.

Tashmë sytë e tifozëve shqiptarë dhe të botës së boksit janë drejtuar nga 25 korriku në Riad, aty ku Kristian Prenga synon të bëjë atë që pak kush e pret: të rrëzojë Anthony Joshua dhe të “trondisë” botën e boksit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.