🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.62 ▲0.55%
ARI 3,932 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,200 ▲ +0.16% ETH $2,274 ▲ +0.72% XRP $1.2611 ▲ +0.88% SOL $92.4500 ▲ +0.12%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.62 ▲0.55 % ARI 3,932 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Kristian Vigenin: Nëse Maqedonia dëshiron të jetë anëtare e BE-së, ajo duhet të marrë mbështetjen e qytetarëve bullgarë

Eurodeputeti bullgar nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Kristian Vigenin thotë se nëse Maqedonia dëshiron të jetë anëtare e BE-së, ajo duhet të marrë mbështetjen e qytetarëve bullgarë.

“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, nuk mjafton që përfaqësuesit e saj të vizitojnë kryeqytetet evropiane dhe të kërkojnë rrugë për në Parlamentin Evropian. Ata duhet të fitojnë mbështetjen e qytetarëve bullgarë dhe nuk duhet ta nënvlerësojnë këtë çështje”, deklaroi eurodeputeti bullgar, Vigenin për “BNT”.

Sipas eurodeputetit, rezultatet e anketës që ai porositi nga agjencia lokale “Myara” tregojnë se qytetarët bullgarë në parim mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian, por qëndrimi i tyre ndaj vendeve kandidate individuale është i ndryshëm.

Ai thotë se mbizotërojnë qëndrimet pozitive, me përjashtim të Maqedonisë dhe veçanërisht Ukrainës, ndaj së cilës qëndrimi është më negativ.

Vigenin theksoi se në vitet e fundit, marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk janë qetësuar dhe normalizuar, por janë zhvilluar në drejtim të kundërt.

Sipas tij, Maqedonia duhet të bëjë përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si vendi perceptohet në Bullgari./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.