Kriza e lirës, Banka Qendrore turke ndërmerr masa
Një ditë më parë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti thirrjet ndaj turqve, që të shesin dollarët dhe eurot në mbështetje të lirës, vlera e së cilës ka rënë dukshëm, duke shtuar shqetësimet për ekonominë dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
Lira ka prekur nivelin rekord të kërmbimit prej 6.97 ndaj dollarit më 13 gusht, që nënkupton humbje të vlerës së kësaj valute këtë vit prej 46 për qind.
Në deklaratat e bëra një ditë më parë, Erdogan ka thënë se është fatkeqësi, që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin pastorin amerikan, Andrew Bruson, që aktualisht po gjykohet në Turqi, ndaj aleatit të tyre të NATO-s.
Masat vijnë pasi lira turke shënoi një tjetër rekord të ulët kundrejt dollarit në mesin e një përplasjeje diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Tregjet në Azi ranë të hënën, në kuadër të shqetësimeve të investitorëve për krizën e monedhës turke.
Përplasja më e fundit ndodhi të premten, kur presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte miratuar dyfishimin e tarifave mbi çelikun dhe aluminin turk.