🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,512 ▲2.65%
DOW 46,258 ▲2.3%
NASDAQ 21,547 ▲3.62%
NAFTA 102.34 ▼0.52%
ARI 4,695 ▲3.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,914 ▲ +1.97% ETH $2,101 ▲ +3.51% XRP $1.3425 ▲ +1.31% SOL $82.9400 ▲ +0.42%
S&P 500 6,512 ▲2.65 % DOW 46,258 ▲2.3 % NASDAQ 21,547 ▲3.62 % NAFTA 102.34 ▼0.52 % ARI 4,695 ▲3.01 % S&P 500 6,512 ▲2.65 % DOW 46,258 ▲2.3 % NASDAQ 21,547 ▲3.62 % NAFTA 102.34 ▼0.52 % ARI 4,695 ▲3.01 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Kriza e refugjatëve, komisioneri Avramopoulos në Kalais

Edhe pse në faqen e web-it të Komisionit Europian deri mbrëmjen e djeshme lexohej: “asnjë event i programuar për të hënën”, sot komisioneri i Emigracionit, Dimitri Avramopoulos viziton njërën prej pikave më të nxehta të kufirit të jashtëm të bllokut: Kalaisin e Francës.

Bëhet fjalë për portin nga ku nisen tragetet për në Dover të Britanisë e ku hyrja e Eurotunelit që çon në Londër mësyhet vazhdimisht nga refugjatët.

Atje, komisionerin grek e presin kryeministri francez Manuel Valls dhe ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve. Blloku duket se ka nisur të lëvizë.

BE-ja thirri bisedime emergjente mbi mënyrat sesi të menaxhohet kriza në përshkallëzim e emigracionit. Presidenca e saj njoftoi 14 shtatorin si datën kur ministrat e Brendshem të 28 vendeve anëtare do të zhvillojnë takimin e jashtëzakonshëm, me në fokus krizën e refugjatëve që sa vjen e thellohet.

Qindra vetë u mbytën ditë më parë në Mesdhe. 71 trupa të pajetë u gjetën të ngjeshur në kamionin e braktisur në një austostradë pranë Vjenës. Vetëm muajin e kaluar, kufijtë e Bashkmit Europian i kaloi një numër rekord emigrantësh: 107.500.

Situata e fenomenit të emigracionit brenda dhe jashtë unionit ka marrë kohët e fundit përmasa të pa regjistruara më parë, thuhet në deklaratën e lëshuar me rastin e organizimit të mbledhjes urgjente.

Axhenda e bisedimeve do të përfshijë bashkëpunimin e brendshëm, luftën ndaj trafikantëve dhe politikat e riatdhesimit. Gjermania, Franca dhe Britania e kanë bërë të qartë mendimin e tyre: BE-ja duhet të krijojë një listë vendesh të origjinës së sigurtë, çka do të lejojë kthimin e menjëhershëm të një pjese të emigrantëve.

Të shtunën, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon deklaroi se duhet bërë shumë më tepër për parandalimin e vdekjeve të njerëzve që po vërshojnë drejt Europës dhe apeloi për një “përgjigje politike kolektive” ndaj krizës.

Tronditje të thellë, siç pohoi dhe vetë ai, i kishte shkaktuar gjetja e 71 të vdekurve në kamion, një prej treguesve më të qartë të brutalitetit të trafikantëve dhe trajtimit çnjerëzor që u bëhet njerëzve të përballur me situata të tmerrshme edhe përpara mbërritjes në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.