☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Kriza energjetike/ Balluku: Do të ketë ndërprerje ndriçimi në këto akse rrugore. Thirrja për bashkitë: Pas mesnatës në “errësirë”

Qeveria shqiptare ka marrë masat për menaxhimin e situatës së krizës energjetike. Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku njoftuar se do të ketë ndërprerje ndriçimi në disa akse rrugore ndërsa pas mesnatës, qytetet e Shqipërisë do të jenë në “errësirë” pasi do të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri.
Balluku: Qeveria ka vendosur të marrë një sërë masash konsumi duke nisur nga vetë institucionet publike apo struktura të tjera publike. I kemi kërkuar ARRSH dhe OSHEE që të bëjë ndërprerje të ndriçimit në akset automobilistike kombëtare: Aksi Tiranë Durrës bypassi i Durrësit, Plepa Kavajë Rrogozhinë, Qafë Kasharit Rinas, Lin Pogradec, bypassi Shkodër, Korçë Ersekë, Ura e Gajdarit Qafë Gjashtë.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje dhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim sic janë: bypassi i Fierit me hyrje daljet e tij, Lezhë Shëngjin me degëzime dhe Shkodër-Hani i Hotit në degëzimet e tij. Pas orës 12 të mesnatës do i kërkohet bashkive që të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri.

Ministrja Balluku shtoi se është marrë masa për të kufizuar energjinë për ndriçimin që nuk është i domosdoshëm, ndërsa nuk do të cenohen rrethrrotullimet.

Balluku: Nuk do të cenojmë rrethrrotullimet Rrogozhinë Lushnje, Shkodër Hani i Hotit, Lezhë Kakariq, degëzimi i fabrikës së çimentos. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. 

Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin. Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë.

Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime. Duhet kuptuar që të gjithë duhet të kursejmë, ndodhemi përpara një fakti sepse sasitë janë të limituara. Për të mos u ndodhur përpara një situate që të ketë ndërprerje, ndaj të gjithë së bashku për të na dhënë mundësinë të ruajmë çmimin dhe pasur mundësinë të kursejmë. Bashkë do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjerat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.