Rajoni

Kriza greke, kreu i Bankës Kombëtare: “Çmenduri” nëse nuk arrihet një marrëveshje të hënën

Kreu i Bankës më të madhe greke thotë se do të ishte ‘çmenduri’ nëse nuk do të arrihej një marrëveshje gjatë bisedimeve emergjente të hënën, mbi krizën e borxhit. Kryeministri Alexis Tsipras do të takohet me liderët e 18 vendeve të eurozonës në samitin e Brukselit.

Louka Katseli, kryetarja e Bankës Kombëtare të Greqisë, ka thënë për BBC-në se bankat nuk janë nën kërcimin e boshatisjes. Por thotë ajo, situata është serioze dhe pa një marrëveshje mund të përkeqësohet.

Ndërkaq, kabineti grek po mban një takim emergjent para samitit. Si pjesë e aktiviteteve të fundjavës presidenti i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker, dhe kryeministri grek, Alexis Tsipras kanë mbajtur bisedime këtë të shtunë, dhe pritet të takohen sërish të dielën.

Greqia ka afat deri në fund të qershorit të paguajë, para se të rrezikojë të dalë nga monedha euro dhe ndoshta nga vetë BE. Komisioni Europian, FMN dhe BQE nuk garantojnë zhbllokim të ndihmës derisa Greqia të pranojë reformat ekonomike që këto institucione kërkojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button