Kriza në Afganistan/ Gjenerali amerikan: Talebanët, të pamëshirshëm! S’dihet nëse do ndryshojnë
Forcat amerikane u tërhoqën nga Afganistani të martën, duke i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, 20 vjet pasi filluan një pushtim për të rrëzuar talebanët. Islamistët tani janë nën kontroll dhe pritet të shpallin një qeveri të re.
Gjeneral Milley po fliste së bashku me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke shënuar edhe kritikat e tyre të para publike që kur trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani.
Presidenti amerikan Joe Biden është kritikuar gjerësisht për mënyrën e papritur të tërheqjes, e cila çoi në kolapsin e papritur të forcave afgane të sigurisë që Shtetet e Bashkuara kishin trajnuar dhe financuar për vite me radhë.
Përparimi i rrufeshëm i talebanëve nxiti një përpjekje të furishme për të evakuuar mijëra shtetas të huaj dhe afganë lokalë që kishin punuar për ta.
Në konferencën për shtyp të Mërkurën, Gjeneral Milley dhe Sekretari Austin vlerësuan trupat që kishin shërbyer në Afganistan dhe misionin masiv të evakuimit.
Sekretari Austin tha se ishte e mundur që SHBA-ja të koordinohej me talebanët në aksionin e ardhshëm kundër filialit të Shtetit Islamik ISIS-K , grupi i cili pretendoi një sulm jashtë aeroportit të Kabulit javën e kaluar që vrau deri në 170 njerëz, përfshirë 13 personel shërbimi amerikan.
ISIS-K është grupi më ekstrem dhe më i dhunshëm nga të gjitha grupet militante xhihadiste në Afganistan.