🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,751 ▼0.45%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,653 ▼0.28%
NAFTA 84.38 ▲2.4%
ARI 4,473 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,348 ▲ +1.8% ETH $1,908 ▲ +1.09% XRP $1.0000 ▼ -0.18% SOL $75.7900 ▲ +0.62%
S&P 500 7,751 ▼0.45 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,653 ▼0.28 % NAFTA 84.38 ▲2.4 % ARI 4,473 ▲0.79 % S&P 500 7,751 ▼0.45 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,653 ▼0.28 % NAFTA 84.38 ▲2.4 % ARI 4,473 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Opinion

Kriza, përplasje, histori!

Nga Pëllumb Kulla

Popujt e këtij planeti kanë plot ngjarje madhore, kriza, përplasje, zgjidhje… Një individ i mëson këto ngjarje nga historia që ia shënon dhe ia sjell ashtu, të ndodhura shekuj e shekuj më parë.

Rrallë qëllon që ky individ, të ndodhet bash në mes të këtyre ngjarjeve dhe t’i përjetojë ato LIVE, (të përdorim një fjalë të huaj të modës, në këtë Shqipërinë tonë të sotme!).

Mua më duket se kam qenë me fat që u ndodha mbrëmë në mes të një ngjarjeje të tillë. Ishte një mbrëmje që pati vërtet përmasa madhore, brënda një kilometri kuadrat të kryeqytetit të vendit tonë të bekuar!

Ishte një fjalim i një njeriu, të cilit ia kam dëgjuar edhe një herë tjetër ligjërimin 35 vjet më parë, po në atë vend fymëzues, përpara fasadës të stadiumit më të madh të Tiranës.

Edi Rama, kryeministri i sotëm i vendit i mblodhi njerëzit më shumë për t’u shpjeguar se sa për t’ua përkujtuar përvjetorin e partisë.

Foli bukur, shpjegoi herë urtësisht dhe herë me ashk e nerv të admirueshëm. Kujtoi dhe rikujtoi me krenari, u rrëfye me përulësi dhe kërkoi ndjesë… Ishte një fjalim madhështor, prekës, shterrues, për të dyja turmat, të mbledhura tok në atë kilometrin që përmenda.

Unë u mrekullova, unë mora shumë shpjegime, për këto që po ndodhin këtu në këtë vend që e dua aq shumë. M’u bënë të kjarta kontratat, “shitjet e copave të atdheut,” grupet brenda vendit dhe ndërkombëtarët e interesuar. Ishte një fjalim, që ka dhe do të ketë një veshje historike. Pamundësirat teknike dhe shpirtërore bënë që të mos e dëgjonin fjalimin njëkohshëm ato dy grumbullimet, dy turmat e stërmëdha, njëra me qeleshe e tjetra pa to, që teksa shaheshin, valavitnin të njëjtin flamur.

Faleminderit Edi, për shpjegimet e kthjellta që i dhe krizës së këtyre ditëve, për pranimin e gabimeve që ke bërë e që t’i përmendim edhe ne, herë në shtyp dhe herë zëulur…

Falemnderit edhe për meritat që ke ti vetë në trembëdhjetë ditët e kësaj proteste, le ta quajmë mbarëkombëtare, aq e bukur, aq rinore dhe e gëzueshme, protestë e rrallë, të cilën nuk e kanë kërcënuar vërshëllime plumbash, nga ata që ndodhnin vite më parë duke lënë njerëz të vdekur apo të përgjakur përmbi pllakat e Bulevardit të Madh.

Zoti të bekoftë, o njeri!…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.