Kriza politike në Itali, Senati shtyn çdo vendim për fatin e qeverisë
Kështu, Senati italian shtyu më 20 gusht çdo vendim mbi fatin e qeverisë së Giuseppe Conte, i cili do të flasë këto ditë para parlamentarëve, por nuk mund të rrëzohet me një votë mosbesimi. Senatorët hodhën poshtë mbrëmje e së martës një propozim të ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, që parashikonte nënshkrimin e fundit të qeverisë që formoi 14 muaj më parë me Lëvizjen Pesë Yjet. Të enjten e kaluar, ministri i Brendshëm dhe kreu i Lidhjes Salvini, bëri një veprim të befasishëm duke prishur aleancën qeveritare me Lëvizjen Pesë Yjet. Përballë letargjisë së muajit gusht dhe qëndrimit dominues në sondazhe, pasi ka sulmuar për muaj të tërë partnerin qeveritar, ai mendon se është kryesues dhe e shikon veten në krye të vendit pas zgjedhjeve të parakohshme që kërkon të zhvillohen në muajin tetor.
Ndërkaq, ish-kryeministri Matteo Renzi, duke kërkuar formimin e një qeverie institucionale, deklaroi se Italia rrezikon të zhytet në recesion në rast zgjedhjesh në vjeshtë. “Nëse votohet që prej fundit të tetorit, nuk jam i sigurt nëse Partia Demokrate do të marrë 25 % , por ajo që është e sigurt është që TVSH-ja do të rritet me 25%. Kjo do të ishte një katastrofë për vendin”, theksoi Renzi në një konferencë shtypi në Senat. “Divorci” ishte i parashikueshëm që pas zgjedhjeve parlamentare evropiane të majit kur Lidhja dyfishoi mbështetjen e saj nga 17 përqind në 34 përqind, duke sjellë si rezultat jo vetëm entuziazmin e Salvinit, por edhe parashikimet e shumicës së analistëve se ai ka të ngjarë të rrëzonte qeverinë e koalicionit që ishte përfshirë nga grindjet.
Tashme Salvini përballet me një pengesë të mundshme në rrugën drejt zgjedhjeve të reja. Lëvizja “Pesë Yje” mund të bashkohet me partitë e opozitës për të formuar një qeveri të re të koalicionit, me inkurajimin presidentit i vendit, Sergio Mattarella, i cili është i vetmi që ka fuqinë të shpërndajë parlamentin, madje edhe për të emëruar një qeveri teknike.