🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 91.14 ▲1.23%
ARI 4,104 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,562 ▲ +2.08% ETH $1,652 ▲ +1.54% XRP $1.1171 ▲ +0.04% SOL $65.0600 ▲ +1.15%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.14 ▲1.23 % ARI 4,104 ▼0.7 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.14 ▲1.23 % ARI 4,104 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

“Mbylli dosjet e zgjedhjeve”, Basha: Arta Marku, ndjekje penale

Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj kryeprokurores Arta Marku dhe drejtueses së ‘Krimeve te Rënda’, Donika Prela, pas vendimit për transferimin në Dibër të dosjes 184. Kryedemokrati kërkoi arrestimin e tyre për shpërdorim detyre, ndërsa i krahasoi me prokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila ra në pranga pas akuzave për korrupsion.
“Është një veprim i dy Katica të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda, që veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes. Kanë bërë shpërdorim detyre. Të dyja prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht. Kanë zgjedhur dhe meritojnë të quhen katicat e Shqipërisë.  Prokuroria, përpiqet të mbyllë dosjen 184 dhe ta mbyllë, mundësisht, para se të krijohet SPAK-u”, u shpreh kreu i PD-së.

Basha shkoi përtej denoncimit të bërë nga PD edhe për rastin e  kryebashkiakut të Vorës, kur tha se Edi Rama është në dijeni të dënimit për të zgjedhurin socialist.

“Edhe ai ka mohuar precedentin penal në shtetin fqinj, fakti është se ai është një person me precedent penal të hapur me drejtësinë greke. Ky fakt dihet nga Edi Rama, i komunikuar atij nga partnerët ndërkombëtarë dhe ai ka zgjedhur ta kandidojë për Bashkinë e Vorës. Sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedentë penalë?”, pyeti Basha.

Akuzat kryedemokrati i bëri pasi priti ambasadorin e ri gjerman, Peter Zingraf. Ai shmangu një koment nëse ka një tentative për zgjidhjen e krizës nga Berlini zyrtar,  po shprehu gatishmrinë e tij dhe të PD-së për t’i dhënë fund asaj sipas parimeve  evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.