Rajoni

Kroacia: Brexit nuk do ta ndalë zgjerimin e BE-së në Ballkan

Brexit është një goditje për unitetin e BE-së në një moment të keq dhe kjo tregon pakënaqësinë e votuesve britanikë për funksionimin e bllokut, deklaroi sot ministri i Jashtëm kroat, Miro Kovaç.

I pyetur në lidhje me efektin e Brexit-it për zgjerimin e BE-së, Kovaç tha se ”Kroacia ende dëshiron që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e unionit, por parashikojmë se do të ketë një ngadalësim të procesit”.

“Kjo është një goditje për unitetin e BE-së, që duhet të thuhet në mënyrë të qartë”, u shpreh Kovaç për N1TV.

“Tani duhet të shohim se si do të organizohet BE-ja në një mënyrë më efikase, se si do të riformohet…, pasi institucionet e BE-së janë shumë larg së qenurit një trup i vetëm”, theksoi ai.

Kovaç shtoi se “Brexit ndodhi në momentin më të keq duke qenë se ne ende nuk kemi gjetur një zgjidhje të krizës së emigrimit dhe borxhit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button