☁️
Tiranë 20°C · Vranët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 92.04 ▼0.36%
ARI 4,402 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,675 ▲ +6.79% ETH $2,786 ▲ +5.72% XRP $1.5574 ▲ +10.53% SOL $119.5500 ▲ +8.02%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.04 ▼0.36 % ARI 4,402 ▲0.41 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.04 ▼0.36 % ARI 4,402 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
22 Sht 2026
Breaking
Kronika

Krujë: Vritet gabimisht 29-vjeçari, plagosen dy djemtë e shënjestrës së atentatit, Gentjan Bejtja! 13-vjeçari po lufton me jetën

Një 29-vjeçar u vra gabimisht në Larushk të Krujës pak minuta pas mesnatës, gjatë një atentati me shënjestër Gentjan Bejtjan.
Ramazan Sino humbi jetën, ndërsa janë plagosur dy nipat e tij, Alvi Bejtja, i cili po lufton me jetën në spital dhe djali tjetër i Bejtjas.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, 13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, kurse vëllai i tij 10 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gentjan Bejtja mësohet se është person me precedent penal dhe i ka shpëtuar edhe dy herë të tjera atentateve. Dyshohet se tre atentatorët qëlluan me armë zjarri drejt Gentjan Bejtjas dhe djalit të tij 13-vjeçar.

Sino, i cili kishte shkuar për vizitë në banesën e kunatit,  mbeti i vdekur teksa ishin në derën e brendshme të banesës.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve. Brenda makinës janë gjetur tre armë kallashnikov.

Policia ka ushtruar kontrolle në tre banesa si dhe ka shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa atentatorët janë ende në kërkim.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se: Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S). Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim“, sipas policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.