Kronika

Kryemadhi në Top Story: Dosja “Habilaj”, një pikë uji në oqean

Përgjimet e policisë italiane kanë nxitur opozitën që të bashkohet dhe të kërkojë largimin e qeverisë “Rama”, që e akuzon për përfshirje në trafikun e drogës.
Një nga aktorët e tryezës së përbashkët të organizuar këtë të mërkurë nga opozita, ishte edhe Monika Kryemadhi.
Por, përse LSI nuk doli për katër vitet nga koalicioni me Partinë Socialiste?
“Unë personalisht kam qenë kundër vazhdimit të bashkëqeverisjes, që në momentin që u bë deklarata e Manjanit sa i përket kanabizimit përmes ushtrisë. Qëndrimi që ka mbajtur LSI në atë kohë, ka qenë për faktin që ishte reforma në drejtësi në fokus të politikës shqiptare dhe çdo lëvizje do të quhej si mungesë dëshire për reformën në drejtësi”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Sipas Kryemadhit dosja “Habilaj” është një pikë uji në oqenanin.
“Në oqeanin e zullumit ku ëshë futur shteti shqiptardhe nisi të dalë, të shprehen edhe ndërkombëtarët dhe po ndodh që po kthehet nga një rrezik kombëtar, në një rrezik rajonal”, vijoi ajo.
Kryetarja e LSI-së thotë se më shumë sesa emrat, problem është fenomeni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button