☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,763 ▼ -3.09% ETH $2,241 ▼ -1.42% XRP $1.2505 ▲ +0.06% SOL $95.2400 ▼ -1.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Kryemadhi: Platformë politike me PD, objektiv është rrëzimi i Ramës

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se partia që ajo drejton dhe PD do të ndërtojnë një platformë politike me objektiv rrëzimin e Edi Ramës.
Sa i përket protestës së paralajmëruar së bashku me PD, Kryemadhi u shpreh se ende nuk ka një datë për të, por diapazoni i saj do të jetë i madh.

“Nuk bëhet fjalë për një protestë, por për një vazhdë protestash. Diapazoni i protestës është shumë i madh. Do ta organizojmë protestën në një mënyrë shumë dimensionale. Nuk ka të bëjë me një individ, apo një proces brenda parlamentit, por ka të bëjë me familjen shqiptare. Do të jetë një nga protestat e mëdha, por nuk do të jetë një protestë që do të fillojë dhe do të mbarojë. Nuk e kemi vendosur datën. Finalja do të jetë realizimi i objektivit me sukses. Por nuk është çështje çadrash. Bashkëpunimi me PD do të kthehet në një front bashkëpunimi politik, kjo është shumë e rëndësishme. Do të ketë një agjendë afatgjatë me objektiv të qartë, rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo theksoi se Rama do të jetë së shpejti i pandehur i drejtësisë, për shkak se ka shkelur Kushtetutën para zgjedhjeve të qershorit të shkuar.

“2017 ishte viti i zgjedhjeve kriminale, i kanalizimit të vendit, të trafikut të drogës, i kapjes së shtetit që çoi edhe në bllokimin e reformës në drejtësi”, tha Kryemadhi. “Ndërkohë 2018 do jetë një vit i konfirmimit të opozitës, ndërsa për Ramën një vit i izolimit të tij politik. Rama mund të jetë i pandehur i drejtësisë së shpejti për faktin si ka punuar e vepruar. Rama shquhet për manipulim e mashtrim të opinionin publik”, tha kryetarja e LSI.

1 Koment

  • Tomori SHBA 08 Janar 2018, 13:33

    Monika, nese qytetaret se duan Kryeministrin Rama, le ta rezojn, por nga shiu dote bien ne bresher.
    SHqiptaret e mbajn mend mir qeverisjen e Berishes dhe te Metes.
    Perpara se te rezoni kete qeveri, duhet te dorzoheni ju ne drejtesi.
    Portali Pamflet, po i njeh shqiptaret me pasurit maramendese qe kini ven, me vjedhje, abuzime dhe gjithfar makinacjonesh ne keto vite demokraci.
    Bashke me ju edhe familja Berisha, sidomos SHkelzeni qe esht multimiljoner, vetem ankat neper bot e din, ku ika milionat. e keshtu me radh ministra, e deputet, qe presim me padurim te hidhet rjeta e te zien keta peshkaqen.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.