Kryeministri, Borissov skeptik për efektet e samitit të BE-së për imigrantët
Kryeministri bullgar, Boiko Borissov u shpreh skeptik për rezultatet e pritshme nga samiti i jashtëzakonshëm i Bashmit Evropian duke konfirmuar se kriza e imigracionit ishte në dorë të SHBA-së dhe Rusisë, rreth një marrëveshjeje për Sirinë.
“Asgjë nuk do të zgjidhet për aq kohë sa SHBA-ja dhe Rusia nuk do të bien dakord për Sirinë”, theksoi Borissov para gazetarëve në Sofje.
Duke e cilësuar cunami fluksin e refugjatëve drejt Evropës, ai theksoi se valë të tjera imigrantësh do të ketë që nga Afrika.
Sofja pranoi, ndryshe nga vende të tjera të Evropës Lindore, parimin e kuotave të detyrueshme për shpërndarjen e imigrantëve.
Dje, 28 vende të Bashkimit Evropian pranuan shpërndarjen e 120 000 refugjatëve irakianë, sirianë dhe nga Eritreu të mbërritur që prej fundit të muajit gusht në Greqi dhe Itali.