Politika

Shqetësimet ekonomike më të larta, janë paraqitur në Vlorë, Shkodër dhe Berat

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi paraqiti raportin e dëgjesave publike të zhvilluara në 12 qarqe. Sipas saj, janë bërë 615 dëgjesa në të cilat kanë marrë pjesë 65 490 mijë individë. Ekonomi theksoi se pjesëmarrësit kanë artikuluar probleme të komunitetit ku jetojnë pavarësisht nëse është tagër i pushtetit vendor apo qendror.

Zhvillimi i infrastrukturës, zhvillimi ekonomik, social apo shërbimet e institucioneve, janë ndër shqetësimet kryesore të paraqitura nga qytetarët. Katër nga këto shqetësime, sipas ministres Ekonomi, janë artikuluar të paktën 10 mijë herë në dëgjesat e zhvilluara.

Këtu përfshihen ndërtimi i rrugëve ndërqytetase, sistemi i ujësjellës-kanalizimeve, qendrave arsimore e shëndetësore, rritja e punësimit, rritja e masës së ndihmës ekonomike, tregjet të reja për produktet bujqësore, ndërtimi i industrive që përpunojnë prodhimet vendase, si dhe përmirësimi i shërbimit nga zyrat e ALUIZNI-t, ZRPP-ve, etj.

Tre qytete në Shqipëri kanë paraqitur më shumë shqetësime ekonomike se sa qytetet e tjera të vendit. “Shqetësimet ekonomike më të larta se masatarja e vendit, janë paraqitur në Vlorë, Shkodër dhe Berat, por të gjitha qarqet kanë nevojë për më shumë tregje”, tha ajo. Në Gjirokastër dhe në Dibër, qytetarët kërkojnë më shumë vëmendje për kualifikim më të mirë të punonjësve vendor. Në Dibër, banorët kërkojnë statusin e minatorit.

Ministrja Ekonomi bëri të ditur se të gjitha shqetësimet e paraqitura në dëgjesat me qytetarët janë adresuar në programin e reformave ekonomike të hartuar në vitin 2017.

Po ashtu, sipas saj, edhe programi “1 miliard për rindërtim”, i jep zgjidhje pjesës më të madhe të shqetësimeve të ngritura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button