☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.95 ▼0.81%
ARI 4,040 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,884 ▼ -1.44% ETH $2,308 ▼ -2.1% XRP $1.2893 ▼ -2.91% SOL $99.8000 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.95 ▼0.81 % ARI 4,040 ▼0.28 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.95 ▼0.81 % ARI 4,040 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e diplomimit të Gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës, tha se puna e policëve prishi rehatinë e bandave kriminale në veri.

“Intensiteti i njëjtë i punës së zyrtarëve tanë policorë ka vijuar edhe në veriun e vendit tonë, që në të kaluarën ka qenë zonë e rehatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi. Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë, ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur, ndërsa një ndodhet aktualisht në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq “Llune””, tha ai.

Sipas tij, Qeveri e Republikës së Kosovës, që nga marrja e mandatit, jemi zotuar për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, veçanërisht atij që është mirëmbajtur me vite në  institucione tona.

“Për luftim ndaj çdo lloj krimi të organizuar, që mbi të gjitha ka rënduar mirëqenien e qytetarëve tanë. Për ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Policia jonë, për këto dy vite, ka qenë maksimalisht e angazhuar në realizimin e këtyre prioriteteve të përbashkëta. Rreth 900 operacione policore janë zhvilluar në tërë territorin e vendit tonë. Janë arrestuar mbi 3 mijë e 200 persona për vepra të ndryshme penale, si keqpërdorim të detyrës zyrtare, fajde, ryshfet, kanosje, dhunë, vrasje e deri te arrestimet për sulme ndaj rendit kushtetues e përfshirje në akte terroriste”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.