Ekonomia

Kryeministri i Shqipërisë Rama: Integrimi, shans unik për të ardhmen

“Europa Juglindore sapo ka lënë pas një vit të parë që prej fillimit të shekullit të 20-të me asnjë konflikt në rajon dhe me aspiratën e popujve tanë për integrimin europian, që shihet si një shans unik”, u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet sot në Tiranë.

“Integrimi shihet si një shans unik për të ardhmen. Kjo tregon se nuk kemi kohë të kthejmë kokën prapa, por duhet të shohim drejt së ardhmes për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta. Ne nuk mund të ecim të vetëm, por duhet të ecim së bashku, sepse askush nuk është i pacënueshëm. Ne duhet të inkurajojmë vetëdijen e asaj çfarë jemi, çfarë mund të ofrojmë dhe çfarë mund të përfitojmë. Bashkëpunimi për sfidat ekonomike dhe politike është thelbësor, kur synimi ynë i përbashkët është Evropa”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar se, realizimi i projekteve rajonale do të afrojë popujt tanë dhe e ka cilësuar Samitin e Vjenës një mundësi për të çuar përpara angazhimet e marra së bashku.

Kryeministri u shpreh se, “ky forum shihet si një shans për të kontribuar në mënyrë aktive për të kaluar sfidat e veçcanta. Është thelbësor bashkëpunimi për ndëlidhjet, projektet dhe viizonet. Sfidat që shohim përpara, planet politike besoj se ndihmojnë vendet tona për të përballuar sfidat. Ne kemi parë nga kriza financiare botërore që askush nuk është i paprekshëm. Dhe duhet të zhvillojmë më tej atë se çka jemi, ç’ka përfaqësojmë.

Forumi Foto Flor Abazi (8)“Qëllmi ynë i përbashkët është të bëhemi anëtarë të BE”, tha Rama, dhe vijoi ai, “besoj fort që do të bëjmë më të mirën Rajonin dhe për tërë Europën. E dimë që nuk është e lehtë, por përpiqemi që të përballojmë sfidat”.
“Konferenca e Berlinit vuri në lëvizje një proces me disa projekte që do të ndihmojnë për perspektivn e integirmit europian. Këto projekete do të ofrojnë bashkëpunim dhe stabilitet për vendet tona dhe Rajonin”, tha Kryeministri Rama.

“Jemi të vendosur në qasje tonë për të krijuar një treg të përbashkët për të koordinuar projektet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi projektt të përbashkëta për ndërlidhjen e infrastrukturës, por jo vetëm”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Rama nënvizoi se, “ka ardhur koha që të kemi një angazhim të qartë për Ballkanin si një rajon i përbashkët dhe të shohim njëri-tjetrin në një qasje të re e sy të tjerë dhe vetëm kështu Europa do të na shohë ne me sy të tjerë”.

Në këtë forum marrin pjesë kryeministrat e vendeve që lagen nga deti Adriatik dhe Deti i Zi, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja- Hercegovina e Maqedonia.

Forumi Foto Flor Abazi (11)Kryeministrat diskutojnë e ndajnë me qytetarët e rajonit opinionet e tyre për zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimin rajonal. Në forum do të diskutohen projekte me rëndësi të veçantë përsa i përket lidhjes infrastrukturore mes vendeve të rajonit.

Ndër projektet infrastrukturore me prioritet është ndërtimi i një hekurudhe moderne që do të lidhë Tiranën me Shkodrën e më pas Malin e Zi, përfundimin e autrostradës Shqipëri – Kosovë – Serbi si edhe ndërtimin e autostradës Trans-Ballkanike që do të lidhë vendet e rajonit me Austrinë dhe Gjermaninë.

Forumi Rajonal Ekonomik i Vjenës zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së.

Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Në forum do të jenë kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë- Hercegovinës e Maqedonisë.

Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button