Bota

Kryeministrja britanike Liz Truss jep dorëheqjen

Liz Truss tha të enjten se po jepte dorëheqjen nga posti i kryeministres së Britanisë, si rezultat i programit të saj ekonomik që shkaktoi reagime të forta nga tregjet e aksioneve dhe përçarje brenda partisë konservatore, vetëm gjashtë javë pas marrjes së detyrës.

Zgjedhjet për udhëheqjen e re do të mbahen brenda javës së ardhshme.

Duke folur jashtë zyrës së kryeministrisë në Londër, zonja Truss e pranoi se ajo nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që kishte bërë gjatë fushatës për udhëheqëse të Partisë Konservatore, sepse ajo humbi besimin e partisë së saj.

“Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, unë nuk mund të realizojë planet në të cilat e kam bazuar mandatin e dhënë nga Partia Konservatore. Për këtë arsye, kam biseduar me Mbretin Charles për ta njoftuar se po jap dorëheqjen nga posti i udhëheqëses së Partisë Konservatore”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button