☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.28 ▲2.19%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,765 ▼ -2.09% ETH $2,405 ▼ -2.64% XRP $1.3258 ▼ -2.33% SOL $104.4400 ▼ -2.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Kryengitja kundër gardheve!

Çfarë doli nga “zgjedhjet” e PD-së?
Nga MENTOR KIKIA

Pamjet e rrokullistjes së një konteineri në Gjirin e Kakomesë, janë “emblematike”.

Historia e Kakomesë, përplasja për pronat, projektet turistike etj, është e vjetër dhe më duket se është edhe i pari në operacionin “kap e rretho” në bregdet.
Përtej faktin se ai konteiner do të mbetet aty deri sa natyra ta dekompozojë përmes mjeteve të veta, rrebelimi në vetvete nuk më krijon asnjë lloj ndjesia pozitiviteti.
“Kryengritjet fshatare”, morën frymëzim nga rrëzimi i gardhit në Zvërnec dhe protestat në Tiranë. E rrëzuan edhe atë në Rrjoll, pastaj dolën në Librazhd banorët e një fshati qi i kishin marë ujin e s’mund të mbeteshin pas ata në Nivicë.
Kudo ka patur reagime lokale. Në Rroskovec kundër ndërtimit të TEC-it në mes të fshatit, në Vlorë kundër marrjes së lumit për ta dërguar në Palasë, në Veri kundër devijimit të rrjedhave të lumjenve e përrenjve për të ndërtuar HEC-e, në Ersekë kundër marrjes së kullotës së zonës për të bërë park fotovoltaik, në Thumanë kundër detyrimit për të kaluar me çdo kusht nga trau i rrugës me pagesë, etj etj.
Çfarë i bashkon këto “rrebelime”?
Brutaliteti i sjelljes së të fortit, me para e pushtet, kundër qytetarëve të pamundur. Mbi të gjitha, një shtet që i ka mbajtur anën e të fortit. Banori lokal është shpërfillur, nuk është konsideruar fare. Interesat e një sipërmarrësi që bën biznes me mjedisin natyror, kanë dalë mbi jetën e banorëve që janë ngulur në ato vendbanime për shkak të një lumi, një përroi, një burlimi, një kullote, një pylli..
Nuk është negociuar me ta, thjeshtë i forti, me ndihmën e shtetit, ka vënë gardhim, si simbol i pushtetit të forcës, parasë dhe korrupsionit.
Ndaj këta njerëz u ngritën, duke shkulur gardhe, shtylla, hunj e duke përmbysur zyrat.
Ky është mllefi i atij që nuk është përfillur kurrë, që vetëm i kanë marrë votën e i kanë treguar gishtin.
Ndaj, çdokush që merret me politikë apo ka një çelës zyre pushteti, duhet ta lexojë këtë revoltë, për të kuptuar se pushteti nuk është i atij që e ushtron, por i atyre që të emërojnë aty për të s

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.