☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

“Kryeprokurori”/ Basha paralajmëron destabilitet, apel partnerëve: Rama u ka sjellë krimin, ta largojmë!

Pas takimeve të zhvilluara me kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe dhe deputetët e kësaj force, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat. Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve për bashkëpunim në mënyrë që sipas tij të largohet qeveria e Edi Ramës dhe të ndiqen penalisht ministrat e përfshirë në afera korruptive.

“Tolerimi dhe mbështetja që Edi Rama i ka dhënë krimit, e ka forcuar krimin, i ka çuar shqiptarët ta shohin të ardhmen diku tjetër. Shqiptarët po kërojnë fatin diku tjetër. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk do luftojnë kurrë krimin se janë kapur prej krimit. Nëse doni të mos keni grupe kriminiale në Francë, Holandë e kudo, ka vetëm një rrugë, nxjerja para drejtësisë e Tahirit, Dakos, Habilajve e Balilit dhe largimi i Edi Ramës”, deklaroi Basha.
Më tej ai u bëri thirrje qytetarëve të bëhen pejsë e aksionit për largimin e qeverisë.

Basha shtoi se kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin.

“Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky: Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa vetting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar. Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar. Zgjedhja e prokurorot politik ka nje mision: Të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Prokuror politik, që do të ketë vetëm një mision: të zhdukë të gjitha faktet që lidhin Edi Rama me drogën dhe krimin dhe të shpëtojë të gjithë kriminelët dhe qeveritarët e korruptuar që ekspozojnë Edi Ramën. Kapja e Prokurorit është një akt që do të shkatërrojë drejtësinë në vend, do të shkatërrojë procesin politik demokratik dhe do të destabilizojë vendin. Shqipëria po sakrifikohet për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, dhe për të kënaqur etjen për pushtet dhe karrierë të patericave që e mbajnë Edi Ramën ende në këmbë”, shtoi më tej Basha.

Basha tha se nuk do të falen krimet që sipas tij kanë konsumuar zyrtarët e lartë të qeverisë “Rama”.

“Ne nuk do të tolerojmë dhe as do të falim, as Edi Ramën, As Saimir Tahirin, as Habilajt, as Xhafajt, nuk ka prokuror që do t’i shpëtojë. Ajo që po ndodh në Shqipëri është mënyra se si shkatërrohet një vend. Fillimisht u toleruan kriminelët në Kuvend, pastaj droga, pastaj politikanët që u kthyen në krimninelë si Saimir Tahiri e Vangjush Dako. Mbi të gjitha u tolerua Edi Rama e të këqijat. Nëse tolerohet e keqja Shqipëria nuk do ketë të ardhme, Detyra e qytetarëve t’i dalë para krimit”, deklaroi ai./a.m.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.