Kryeprokurori i përkohshëm, Rama: Një zgjidhje të mirëkuptuar mes palëve
Kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së tha se Shqipëria është më afër se kurrë hapjes së negociatave me BE, dhe për këtë arsye do të kërkojë dhe për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm një mirëkuptim me opozitën.
Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, informoi më herët për procedurat e ndjekura kryeministrin dhe deputetët, dhe tha se afati për paraqitjen e kandidaturave nga radhët e prokurorëve skadon në orën 18.00 të 12 dhjetorit, pra të martën.
Rama ndërkohë informoi deputetët dhe për takimet që pati në Bruksel. “6-mujori i parë i vitit që po hyn do të jetë vendimtar për këtë vendim historik që i jep vendin tonë mundësinë të futet në një korsi të re në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne morëm vlerësime shumë inkurajuese, lidhur me ecurinë e vendit tonë në të pesë drejtimet e përcaktuara nga Komisioni Europian si prioritete kyçe për Shqipërinë. Pa diskutim që edhe fillimi i procesit të vettingut me krijimin e institucioneve që do të kryejnë vettingun dhe nisja e zbatimit të ligjit të vettingut, janë një kusht tanimë i plotësuar që në ecurinë e muajve në vijim do japin pa dyshim rezultatet e para të nevojshme për të shtyrë jo vetëm zbatimin e reformës historike në drejtësi po dhe vendeve anëtarë të BE drejt një vendimmarrje pozitive”, tha Rama.
Rama.Nuk ka mirekuptim me hajdutet e sali berishes dhe ilir meta (Bere nje kryehajdut president)Me hajdutet ka vetem nje merekuptim.Te digjen te gjalle dhe hiri i tyre te flaket ne det qe asnje te mos guxoje te vjedhi ne shqiperi.