🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.39 ▼2.31%
ARI 4,391 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $76,255 ▼ -0.84% ETH $2,421 ▼ -2.19% XRP $1.2966 ▼ -7.28% SOL $98.0600 ▼ -2.68%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.39 ▼2.31 % ARI 4,391 ▲1.35 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.39 ▼2.31 % ARI 4,391 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kryetarët e komunave reagojnë pas dënimit të katërshes së UÇK-së në Hagë

Kryetarët e Mitrovicës, Drenasit, Rahovecit, Podujevës, Malishevës dhe Fushë Kosovës kanë reaguar pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kryetari i Mitrovicë, Arian Tahiri, ka thënë se nuk e pranon aktgjykimin si të drejtë dhe se nuk pajtohet me mënyrën se si, sipas tij, Gjykata Speciale e ka trajtuar luftën e UÇK-së.

“Gjykata Speciale mund të japë aktgjykime, por nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për katër ish-krerët e UÇK-së.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka cilësuar vendimin si “padrejtësi”, ndërsa ka shkruar se është “shumë i tronditur” nga aktgjykimi.

“Drejtësia sot u bë padrejtësi!”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se qëllimi i UÇK-së ishte liria dhe çlirimi i Kosovës, ndërsa ka deklaruar se kundërshtimi i vendimit mbetet, sipas tij, prioritet për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës.

Edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar kundër aktgjykimit.

“Asnjëherë në emër të popullit të Kosovës!”, ka shkruar Latifi, duke shtuar se “historia nuk zhbëhet dhe as nuk ndryshohet dot nëpër salla gjyqesh”.

Ndërkaq, kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shkruar se “sot drejtësia na zhgënjeu”.

“Çlirimtarët tanë vazhdojnë të mbahen larg familjeve, larg atdheut! Për popullin përherë do të jeni meritorët e lirisë”, ka shkruar Kastrati.

Në reagim ka dalë edhe kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, i cili ka shkruar vetëm: “JO NË EMRIN TIM!”

Në fund, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Vendimi i sotëm është i padrejtë dhe nuk mund ta ndryshojë të vërtetën; UÇK është e gdhendur në themelet e shtetit tonë dhe zemrat e qytetarëve tanë”, ka shkruar Bulliqi.

Reagimet e kryetarëve të komunave vijnë pas shpalljes së aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.