☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,940 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.86% XRP $1.2551 ▲ +0.4% SOL $95.3000 ▼ -0.66%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Arte

Françesk Anton Santori, figurë e rëndësishme e letërsisë arbëreshe të shekullit XIX

Më 16 shtator të vitit 1819 lindi Francesco Antonio Santori shkrimtar, poet, dramaturg, studiues i folklorit dhe klerik arbëresh nga Santa Caterina Albanese, fshat në Kalabri, Itali.

Santori është një nga figurat më të shquara të letërsisë arbëreshe, i cili me krijimtarinë e tij, ndërthuri traditën arbëreshe me frymën e Rilindjes Kombëtare, duke ruajtur identitetin shqiptar në mërgatë dhe duke e pasuruar atë me elementë modernë. Gjithashtu, ai i dha gjuhës shqipe forma të reja artistike dhe e vendosi në qendër të kulturës evropiane të kohës. Santori kontribuoi direkt ne hartimin e një gramatike dhe fjalori: Shkroi një gramatikë të gjuhës shqipe (në vargje) për t’ua bërë më të lehtë bashkatdhetarëve mësimin e gjuhës amtare. Ai shkroi, gjithashtu, himnin “Valle e haresë së madhe” (1848), kushtuar lirisë në gjuhën shqipe, i cili u botua në revistën “L’Albanese d’Italia” të drejtuar nga patrioti tjetër i madh, Jeronim de Rada. Ky himn u këndua për të festuar fitoren e kushtetutës liberale në Mbretërinë e Dy Siçilive.

Antonion Santori shkroi dramën e parë origjinale shqiptare “I burgosuri politik” (Il prigioniero politico, 1848): Një poemë politike dygjuhëshe (shqip dhe italisht) që trajtonte persekutimin e familjeve që luftonin për liri gjatë revolucioneve të vitit 1848, duke dënuar shtypjen politike. Ndërsa drama e tij “Emira”, konsiderohet si drama e parë origjinale në gjuhën shqipe, duke hapur një kapitull të ri në historinë e letërsisë sonë.

Përveç saj, ai shkroi poezi lirike si: “Canzoniere Albanese”, tekste fetare, satira dhe përkthime, duke sjellë në shqip edhe fabulat e Ezopit.

Në veprat e tij, Santori trajtoi tema të dashurisë, besimit, historisë dhe lirisë, duke u bërë zë i fuqishëm i kulturës arbëreshe në kohën e bashkimit italian.

Santori shëtiti nëpër fshatrat arbëreshë duke mbledhur këngë popullore. Mbi 20 këngë të rëndësishme burimore arriti t’ia dorëzonte Jeronim de Radës, i cili i përfshiu në përmbledhjet e tij madhore folklorike, duke dokumentuar kështu trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve të Italisë.

Ai shërbeu si prift në San Giacomo di Cerzeto deri në fund të jetës, duke mbetur gjithnjë i lidhur me komunitetin e tij dhe me misionin e ruajtjes së gjuhës e traditës shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.