Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Italisë Laura Boldrini, “Turqinë nuk e kemi lënë vetëm”
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Italisë Laura Boldrini, tha se kategorikisht nuk e kanë lënë të vetme Turqinë pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik nga organizata terroriste FETO/ struktura e shtetit paralel (FETO/PDY).
Boldrini e cila mori pjesë në takimin ku u bënë të ditura rezultatet kërkimore në lidhje me të ardhmen e Bashkimit Evropian në Unionin e shtypit të huaj ku anëtare është edhe Anadolu Agency, ajo u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve turq.
Pasi i është rikujtuar se kohëve të fundit në Evropë janë bërë disa autokritika se Turqia është lënë e vetme pas tentativës për grusht shteti, Boldrini tha se “Ne kategorikisht nuk e kemi lënë vetëm Turqinë. Ne e kemi dënuar këtë tentativë të grushtit ushtarak. Sigurisht që këto mënyra janë të papranueshme. Tashmë me mënyrë demokratike me mbizotërimin e ligjit duhet të bëhet kthim në normalitet”.
Duke pretenduar se “pas tentativës së grushtit janë larguar nga detyra apo janë arrestuar akademikë, gjykatës dhe shumë njerëz pa patur akuza të qarta”, Boldrini tha se “Prandaj nuk i fsheh disa shqetësime në lidhje me këto. Ne na është thënë se ka një presion nga qeveria. Ne në këtë pikë shqetësohemi”.
Ndërsa në lidhje me deklaratat e mëparshme të saj se “Duhet të pranohen kërkesat për azil të ardhura nga Turqia me arsyetimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut pas tentativës së grushtit”, në pyetjen nëse mbetet në qëndrimin e njëjtë, Boldrini tha: “Unë i kam ftuar autoritetet turke që të kthehen në normalitet duke patur parasysh të drejtat e të gjithëve, përfshirë këtu edhe të drejtat për emrat opozitarë. Sepse një demokraci është e tillë kur respektohen të drejtat e të gjithëve. Kjo duhet të jetë e tillë në çdo rrethanë, edhe në rastin kur ka gjendje të jashtëzakonshme”.
Më tej Boldrini tha se tre të katërtat e pjesëmarrësve në takimin ku janë njoftuar rezultatet e kërkimeve miratojnë avantazhet e marra nga BE-ja siç janë lëvizjet e lira, dallimi midis kulturave, paqja dhe stabiliteti. Ajo gjithashtu theksoi se janë kundër ngritjes së mureve.