☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,734 ▲0.31%
DOW 53,913 ▲0.05%
NASDAQ 26,561 ▲0.81%
NAFTA 78.14 ▲1.1%
ARI 4,397 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,728 ▲ +0.47% ETH $1,908 ▲ +0.07% XRP $1.0152 ▼ -2.08% SOL $73.2900 ▲ +0.51%
S&P 500 7,734 ▲0.31 % DOW 53,913 ▲0.05 % NASDAQ 26,561 ▲0.81 % NAFTA 78.14 ▲1.1 % ARI 4,397 ▲2.27 % S&P 500 7,734 ▲0.31 % DOW 53,913 ▲0.05 % NASDAQ 26,561 ▲0.81 % NAFTA 78.14 ▲1.1 % ARI 4,397 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

KSHZ-ja miratoi afatet për zgjedhjet për kryetar komune në Bërvenicë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme, në një seancë, miratoi Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë dhe zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet për kryetar komune më 18 tetor, pasi kohët e fundit ndërroi jetë papritur kryetari i komunës, Jovica Ilievski.

Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, në seancë theksoi se Komisioni zyrtarisht ka filluar të gjitha aktivitetet operative për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune.

“Sikurse edhe deri më tani, KSHZ-ja mbetet e përkushtuar ndaj rolit të saj ligjor dhe kushtetues për të qenë mbrojtëse dhe garantuese e të drejtës demokratike të votës. E siguroj opinionin publik se do t’i ndërmarrim të gjitha masat që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të plotë, transparente, në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, në përputhje me standardet më të larta për zhvillimin e zgjedhjeve, duke u mundësuar qytetarëve të komunës së Bërvenicës që lirshëm dhe me dinjitet ta shprehin vullnetin e tyre më 18 tetor të vitit 2026”, tha Mariçiq.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi për datat më të rëndësishme nga Libri i afateve të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune të Bërvenicës. Kontrolli publik i Listës Zgjedhore fillon më 22 gusht dhe zgjat 20 ditë, gjegjësisht deri më 10 shtator, ndërsa qytetarët këtë mund ta bëjnë në njësinë rajonale të KSHZ-së në Bërvenicë dhe, nëse është e nevojshme, të kërkojnë korrigjimin e të dhënave personale. Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për kryetar komune fillon më 17 gusht dhe zgjat 15 ditë, deri më 31 gusht. Fushata zgjedhore fillon më 21 shtator, ndërsa do të zgjasë 20 ditë, përkatësisht deri më 16 tetor. Dorëzimi i listave të kandidatëve në KKZ-në e Bërvenicës është deri më 12 shtator.

Për shkak se i kishte skaduar mandati edhe KKZ-së së Bërvenicës, sot me përzgjedhje të rastësishme u zgjodhën kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe zëvendësanëtarët e KKZ-së në Bërvenicë.

Gjithashtu, KSHZ-ja do t’i dërgojë kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshme për përditësimin e Listës Zgjedhore, është marrë vendim për angazhimin e personave për trupa ndihmës, konkretisht në sektorin e teknologjisë informative, ndërsa është përcaktuar edhe shuma për reklamimin politik të paguar për mediat që nuk kanë qenë të regjistruara gjatë pesë viteve të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.