☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.21 ▼3.94%
ARI 4,226 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,855 ▲ +4.04% ETH $2,759 ▲ +2.77% XRP $1.5433 ▲ +4.29% SOL $122.8200 ▲ +4.82%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.21 ▼3.94 % ARI 4,226 ▲0.55 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.21 ▼3.94 % ARI 4,226 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

Materialet nga dosjet hetimore nuk do të lejohen më në media.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale vendosin rregulla jo vetëm për prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët, të cilët nuk duhet të shpërndajnë dokumente, por edhe për mediat, dhe jo vetëm në rastet kur bëhet fjalë për sekretin hetimor.

Madje, mediat do të duhet të kufizohen edhe në publikimin e përgjimeve.

Ministria e Drejtësisë: “Publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i përmbajtjes së përgjimeve telefonike është gjithmonë i ndaluar, me përjashtim të pjesës së transkriptimit që citohet në arsyetimin e një vendimi ose që përdoret gjatë gjykimit”.

Por, nëse gazetarët kanë në dorë dosjen, për ta publikuar atë më parë duhet të marrin leje nga gjykata.

Ministria e Drejtësisë:

“Në rastin e të tretëve dhe veçanërisht gazetarëve, mediave, që zotërojnë tashmë të dhëna që bien në regjimin e këtij neni, ata mund t’i kërkojnë gjykatës kompetente të shkallës së parë autorizimin për publikimin e të dhënave”, informon A2CNN.

Një nga debatet mes gazetarëve dhe gjykatave aktualisht lidhet me transmetimin me kamera të seancave gjyqësore për dosjet e nxehta. Kufizimet tashmë parashikohen edhe në Kodin e Procedurës Penale.

Ministria e Drejtësisë:

“Kur kërkohet prej të pandehurit, viktimës ose prej mbrojtësve të tyre, gjykata mund të autorizojë transmetimin e drejtpërdrejtë online të seancës, pasi ka dëgjuar palët dhe kur vlerëson se nuk cenohen të drejtat e të tretëve që nuk janë palë në proces, se të drejtat e viktimave janë të mbrojtura në mënyrë të përshtatshme dhe garantohet zhvillimi i qetë i debatit gjyqësor”.

Më tej, në amendamente shtohet se transmetimi i paligjshëm përbën shkak për marrjen e masave administrative ose disiplinore ndaj subjektit transmetues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.