☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,746 ▲1.04%
DOW 51,202 ▲0.54%
NASDAQ 27,321 ▲1.67%
NAFTA 88.67 ▼4.52%
ARI 4,215 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,045 ▲ +2.28% ETH $2,726 ▲ +1.01% XRP $1.5256 ▲ +2.73% SOL $121.4300 ▲ +3.06%
S&P 500 7,746 ▲1.04 % DOW 51,202 ▲0.54 % NASDAQ 27,321 ▲1.67 % NAFTA 88.67 ▼4.52 % ARI 4,215 ▲0.3 % S&P 500 7,746 ▲1.04 % DOW 51,202 ▲0.54 % NASDAQ 27,321 ▲1.67 % NAFTA 88.67 ▼4.52 % ARI 4,215 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Boterori

Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Finlandën, duke vënë theksin te vështirësia e sfidës dhe angazhimi që kërkohet nga skuadra.

Maran e cilësoi Finlandën një kundërshtar të fortë dhe theksoi rëndësinë e organizimit në fushë, veçanërisht në mënyrën se si Shqipëria do të përpiqet të neutralizojë pikat e forta të ekipit nordik.

“Finlanda është një skuadër e ashpër për t’u përballur. Pozicionimi në fushë është gjithashtu i rëndësishëm për të bllokuar lojtarët e tyre”, u shpreh trajneri.

Tekniku italian nënvizoi gjithashtu se për të konkurruar në nivele të larta ndaj Finlandës, futbollistët kuqezi duhet të japin maksimumin.

“E rëndësishme është ajo që mund të marrim nga lojtarët. Për të qenë kompetitivë, duhet të shtyjmë pak më shumë dhe lojtarët duhet të japin më shumë se 100%”, deklaroi Maran.

I pyetur edhe për futbollistët e grumbulluar që ende nuk kanë debutuar me Kombëtaren, Maran sqaroi se disa prej tyre janë përfshirë në listë për shkak të ngarkesës së lartë të ndeshjeve, ndërsa mundësitë për aktivizim do të vijnë në të ardhmen.

“Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra sepse kemi pasur shumë ndeshje. Nuk ishte ende momenti që ata t’i bashkoheshin ekipit, por në të ardhmen do të kenë mundësitë e tyre”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.