☁️
Tiranë 21°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,786 ▲ +0.2% ETH $2,495 ▼ -0.35% XRP $1.4055 ▲ +0.07% SOL $109.8900 ▼ -0.64%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Arte

Kullat e veriut, përcjellëse të etnografisë dhe historisë njerëzore

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër përcolli foto interesante të një kulle tipike të veriut, të marra gjatë një inspektimi të specialistëve në kullën e njohur si e Gjelosh Ndokës, në fshatin Abat të Shalës.

Kulla është Monument Kulture, me formën klasike katërkëndore, e ndërtuar me gurë si element i marrë nga natyra për qëndrueshmëri e forcë.

Kullat e veriut janë banesa tipike të skajeve më veriore të Shqipërisë, që kanë përcjellë ndër shekuj etnografinë dhe historinë e banorëve të tyre.

Në veri kullat janë ndërtuar duke harmonizuar drurin si element që kryesisht e gjen në çati, në tavanet, ndërkatet dhe në kornizat e dritareve të vogla, tipike për banesat e veriut. Kryesisht kati përdhes ishte i përcaktuar për mbajtjen e kafshëve ndërsa katet e tjera strehonin banorët dhe miqtë. Ndërtesa përshkohet nga shkallë të brendshme që lidhin katet, por e gjejmë dhe në variantet me një palë shkallë të jashtme që u shërbenin banorëve në ditët e ftohta dhe të gjata të dimrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.