☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,055 ▲ +0.34% ETH $2,457 ▲ +0.56% XRP $1.3911 ▲ +0.63% SOL $105.2300 ▲ +1.08%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Kulmi i fushatës zgjedhore në Greqi, përballjet e kandidatëve katër ditë para zgjedhjeve

Ndërsa polarizimi politik në dukje të jep përshtypjen se është më i qetë se herët e tjera, deklaratat politike të liderëve në mitingje apo intervista japin e marrin me epiqendër kryesisht ekonominë.

“Shpresoj që katër vitet e mia të ardhshme do të jenë vite të zhvillimit të shpejtë për Greqinë, por një zhvillim ekonomik që gjithashtu do të kufizojë pabarazitë. Ne kemi treguar se Greqia nuk është më problematike, ai fëmija disi problematik i eurozonës, askush nuk e konsideron tashmë Greqinë si rrezik për stabilitetin në eurozonë dhe mendoj në vetvete se kjo është një arritje e madhe që kemi lënë pas vetes për vitet shumë të vështira të krizës”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis, lider i Demokracia e Re.

Megjithëse sondazhet japin avantazh ndaj konservatorëve deri në 6 pikë, ka vlerësime se kësaj here askush nuk mund të thotë me siguri se cila nga dy partitë kryesore do të jetë fituese.

Për shkak të sistemit proporcional të thjeshtë me të cilin do të zhvillohen këto zgjedhje, rolin e kingmaker it do ta luajnë socialistët e Pasok-ut që mund të pranojnë të formojnë qeveri ose me konservatorët e Mitsotakis që mburren me qëndrueshmërinë ekonomike dhe çështjet e emigracionit dhe mbrojtjes, ose me të Majtët e Tsiprës, që luajnë fuqishëm me skandalin e përgjimeve, rritjen e çmimeve dhe akuzojnë qeverinë për tragjedinë hekurudhore me 57 viktima para dy muaj e gjysmë.

Vendimtare cilësohet vota e 440.000 të rinjve nga 17 deri në 21 vjeç që votojnë për herë të parë, të atyre deri në 25 vjeç, një në katër prej të cilëve është i papunë, votat e të pavendosurve që vlerësohen në gati 15% to elektoratit, por edhe votat e mbështetësve të disa partive të së djathtës ekstreme që u ndaluan të garonin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.