☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.16 ▼0.97%
ARI 4,052 ▲2.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,576 ▲ +2% ETH $2,328 ▲ +2.53% XRP $1.2922 ▲ +2.9% SOL $93.5400 ▲ +1.2%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.16 ▼0.97 % ARI 4,052 ▲2.83 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.16 ▼0.97 % ARI 4,052 ▲2.83 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kultivoi 135 bimë narkotike në Dukat, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Dukat të Vlorës, pasi dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga ka rënë shtetasi H. K., 33 vjeç, banues në Dukat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Afternoon”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Sipas Policisë, arrestimi erdhi pas disa javësh hetime intensive dhe përdorimit të metodave proaktive për dokumentimin e rastit të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, efektivët e Policisë e kanë kapur 33-vjeçarin në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua si provë materiale.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të narkotikëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.