☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,708 ▼0.46%
DOW 52,242 ▼0.45%
NASDAQ 26,169 ▼1.43%
NAFTA 101.85 ▼0.9%
ARI 4,033 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,094 ▲ +0.54% ETH $2,351 ▲ +0.63% XRP $1.2977 ▼ -1.26% SOL $101.6900 ▲ +0.52%
S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 % S&P 500 7,708 ▼0.46 % DOW 52,242 ▼0.45 % NASDAQ 26,169 ▼1.43 % NAFTA 101.85 ▼0.9 % ARI 4,033 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi nga Korça se Ministria e Arsimit po punon për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë të vitit 2015, një proces që ka nisur pas konsultimeve me universitetet publike dhe jopublike në të gjithë vendin.

Gjatë takimit me drejtuesit e Universitetit “Fan S. Noli”, ministrja theksoi se vizitat në universitete janë pjesë e analizës së vitit akademik, por edhe e konsultimeve për ndryshimet që pritet t’i bëhen ligjit ekzistues.

“Është pjesë e kalendarit tim të lëvizjeve në sektor, në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga një universitet në tjetrin, sepse mbyllëm një vit akademik dhe analizat bëhen aty ku zhvillohet jeta universitare. Jam në komunikim të vazhdueshëm me rektorë e pedagogë, por edhe sepse jemi në një moment shumë të rëndësishëm, në rishikimin e ligjit të arsimit të lartë të vitit 2015. Kjo punë ka nisur që në nëntor të vitit 2025, kur Ministria e Arsimit iu drejtua të gjitha universiteteve publike dhe jopublike për të kërkuar mendime dhe sugjerime mbi efikasitetin e ligjit ekzistues”, tha Kumbaro.

Sipas Kumbaros, pas dhjetë vitesh zbatim, universitetet kanë evidentuar aspektet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e cilësisë, por edhe ato që kërkojnë ndryshim për t’iu përgjigjur zhvillimeve të reja, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

“Nuk bëhet fjalë për një ligj të ri. Bëhet fjalë për rishikimin e disa aspekteve të ligjit ekzistues. Ky është përfundimi ku kanë arritur të gjitha universitetet, përfshirë edhe Universitetin e Korçës. Prioriteti kryesor është ndërkombëtarizimi i universiteteve. Sfida është si të rishikojmë programet tona të studimit që t’u përgjigjen kërkesave të kohës dhe kjo duhet të reflektohet edhe në kuadrin e ri ligjor”, tha ajo.

Duke folur për Polin e Dijes, Kumbaro tha se projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon të krijojë një qendër kombëtare të teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, ku do të bashkëpunojnë universitetet, biznesi dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Poli i Dijes, siç e thotë edhe emri, është një projekt shumë interesant i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Nuk është thjesht një godinë, por një filozofi zhvillimi, e dedikuar për teknologjinë, kërkimin shkencor dhe zhvillimin ekonomik. Ai do të bashkojë energjitë e Universitetit të Korçës, sektorit privat, universiteteve shqiptare dhe të huaja që duan të krijojnë praninë e tyre në Korçë. Suksesi i këtij projekti do të varet nga cilësia e programeve akademike dhe nga idetë që do të prodhohen në këtë park të dijes”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.