☁️
Tiranë 29°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,367 ▲0.12%
DOW 52,075 ▲0.44%
NASDAQ 25,393 ▼0.33%
NAFTA 71.60 ▲1.79%
ARI 4,047 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,556 ▼ -0.51% ETH $1,574 ▼ -0.96% XRP $1.0415 ▼ -1.66% SOL $66.6800 ▲ +0.44%
S&P 500 7,367 ▲0.12 % DOW 52,075 ▲0.44 % NASDAQ 25,393 ▼0.33 % NAFTA 71.60 ▲1.79 % ARI 4,047 ▲0.94 % S&P 500 7,367 ▲0.12 % DOW 52,075 ▲0.44 % NASDAQ 25,393 ▼0.33 % NAFTA 71.60 ▲1.79 % ARI 4,047 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Opinion

Kundër establishmentit, jo kundër SHBA-së!

Nga Ardi Stefa

Protesta e 4 Korrikut, e shpallur si “mbarëkombëtare”, po qe se nuk organizohet siç duhet, rrezikon të japë pikërisht mesazhin që nuk duhet të japë: “Jo atë të revoltës së shqiptarëve kundër establishmentit të korruptuar, por atë të një mllefi që ngatërrohet shumë lehtë me antiamerikanizëm.

Dhe ky do të ishte një autogol politik, moral dhe strategjik.

Dhe ndoshta braktisja e protestës dhe kauzave të saj nga ana qytetarëve të moderuar e me mend në kokë. Ndoshta edhe shuarja përfundimtare e saj.

Sepse 4 Korriku është Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit që për shqiptarët nuk ka qenë thjesht aleat, por garanci historike në çaste vendimtare.

Ta ngarkosh atë ditë me një protestë që rrezikon të prodhojë retorikë kundër “amerikanëve”, “ambasadës”, “ndërhyrjeve të huaja” apo fantazive të zakonshme konspirative, do të thotë t’i japësh protestës një shije që nuk i shërben aspak Shqipërisë, por vetëm skajeve më të errëta të saj.

Sepse ka një vijë të qartë që nuk duhet kapërcyer: Të jesh kundër Ramës e Berishës nuk do të thotë të jesh kundër Amerikës. Sikundër të jesh me Ramën e Berishën nuk do të thotë se je me Amerikën.

Të jesh kundër korrupsionit, kapjes së shtetit, klientelizmit, propagandës dhe arrogancës së pushtetit, nuk të bën antiamerikan. Përkundrazi: të kërkosh shtet ligjor, zgjedhje të ndershme, institucione që funksionojnë dhe llogaridhënie, është më afër frymës perëndimore sesa gjithë patriotizmi me megafon i atyre që e përdorin flamurin për të fshehur inatin ndaj Perëndimit.

Prandaj kujdes!

Kujdes nga neomarksistët dhe antiamerikanët e kamufluar si “radikalë të sistemit”.

Këta nuk duan ta pastrojnë protestën; duan ta përdorin. Nuk duan Shqipërinë më pranë Perëndimit; duan Shqipërinë më të zemëruar me të. Nuk duan drejtësi; duan kaos. Nuk duan kauzë; duan rrëmbim të kauzës.

Këta tipa i njeh kollaj. Sapo protesta del nga binarët e kërkesave konkrete dhe hyn në urrejtjen abstrakte ndaj SHBA-ve, NATO-s, Perëndimit apo “aleatëve”, aty nuk po flet më qytetaria, por flet helmi ideologjik.

Prandaj protesta e 4 Korrikut, nëse do të jetë vërtet mbarëkombëtare, duhet të japë një mesazh të kundërt dhe të qartë:

Shqiptarët janë kundër një qeverie që ka konsumuar besimin publik dhe një opozite të tredhur, jo kundër Amerikës. Kundër establishmentit 35 vjeçar që na ka mbajtur në këtë tranzicion të tejzgjatur. Kundër korrupsionit, jo kundër Perëndimit. Jo kundër aleancës që i ka mbajtur shqiptarët në anën e duhur të historisë.

Nëse humbet ky dallim, protesta nuk fiton Shqipërinë. Thjesht u jep mikrofonin dhe tribunë atyre që gjithmonë kanë dashur ta shtyjnë Shqipërinë larg Perëndimit dhe ndryshimit real.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.