☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,786 ▼0.42%
DOW 51,037 ▼0.94%
NASDAQ 27,470 ▼0.47%
NAFTA 89.31 ▼0.15%
ARI 4,133 ▼1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,298 ▼ -3.35% ETH $2,565 ▼ -5.53% XRP $1.4328 ▼ -5.46% SOL $116.4800 ▼ -3.86%
S&P 500 7,786 ▼0.42 % DOW 51,037 ▼0.94 % NASDAQ 27,470 ▼0.47 % NAFTA 89.31 ▼0.15 % ARI 4,133 ▼1.3 % S&P 500 7,786 ▼0.42 % DOW 51,037 ▼0.94 % NASDAQ 27,470 ▼0.47 % NAFTA 89.31 ▼0.15 % ARI 4,133 ▼1.3 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Politika

BE kërkon miratimin e projektligjit, kriptoasetet në dorë të deputetëve! Drafti i Qeverisë mbërrin në Kuvend për diskut

Projektligji i Qeverisë shqiptare për tregjet e kriptoaseteve ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku pritet të diskutohet mes deputetëve para miratimit final.

Drafti përmban mjaft risi për një sektor që konsiderohet i parregulluar në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave: Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kriptoaseteve dhe tokenave të parasë elektronike, si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kriptoaseteve, të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferimi, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kriptoasetesh.

Drafti synon të përshtatet plotësisht me rregulloren e BE-së për këtë fushë, për shërbimet e investimit, pagesave dhe parasë elektronike.

Këshilli i Ministrave: Kërkesat rregullatore ndaj këtyre subjekteve përfshijnë mbajtjen e një kapitali minimal, kërkesa mbi qeverisjen e korporatave, konfliktin e interesit, sigurinë kibernetike dhe operacionale, masa për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e abuzimit me tregun, si dhe zbatimin e politikave për parandalimin e pastrimit të parave.

Debati parlamentar në komisione duket se ka nisur tashmë, pa përfunduar procedurat zyrtare.

Sipas Qeverisë, nisma u mundëson bizneseve inovative shqiptare të veprojnë mes rregullash të qarta, të qëndrueshme dhe të barabarta me ato të BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.