Kuqezinjtë, trajneri Maran: U penalizuam nga kartoni i kuq, por…
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran ka komentuar humbjen e pësuar në Helsinki, 2-1 përballë Finlandës.
“Meritonim një rezultat pozitiv. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, meritonim edhe fitoren, pavarësisht se luajtëm me 10 lojtarë. Jemi penalizuar duke nisur nga kartoni i kuq. Në faktë, kemi patur disa hapësira, disa mundësi gjatë ndeshjes, skuada ka luftuar për të krijuar aksione, por jemi penalizuar, na vjen keq”.
“Sigurisht që duhet ti përmirësojmë disa gjëra, por një ndeshje e tillë na jep forcën për të ecur përpara, sidomos pë tifozët tanë që ishin të mrekullueshëm edhe këtu. Sigurisht që na kanë penalizuar dhe disa vendime arbitrare, që janë pak të pakuptueshme, por me këtë paraqitje mund të ecim përpara dhe jemi të motivuar”.
Zëvendësimi i Arbër Hoxhës- “Ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por në barzë të karakteristikave të ndeshjes na u desh të mernim vendime të tilla. Na duhej Manaj në fushë duke qenë se është vazhdimisht në kontakt me topin, arrin të nxjerrë topa para portës. Nga ana tjetër mund të shfrytëzonim dhe hapësira që krijonte Muçi. Arbër Hoxha po bënte një ndeshje shumë të mirë deri në ato momente, por bazuar në karakteristikat e ndeshjes ishim të detyruar për të bërë ndërrime të tilla”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.